Ura e Manastirit në Zvërnec të Vlorës, që është një nga destinacionet turistike kryesore në qytetin bregdetar, është sërish në rrezik shembje. 6 vite pas rikonstruksionit në mjaft pjesë të saj ka dëmtime. Diku është shembur dhe diku tjetër ka marrë forma të çrregullta, ndërsa disa pjesë të kalbura rrezikojnë vizitorët.
Ura është e projektuar me dy degëzime dhe është e gjatë 280 metra dhe e gjerë 3 metra. Degëzimi në formën e gjethes është thuajse e shkatërruar plotësisht dhe kalimi në manastirin e Shën Mërisë është bërë një mision i rrezikshëm. Druri është dëmtuar nga uji me kripë i detit, por edhe stuhitë e dimrit. Pavarësisht kësaj turistët kanë qenë të shumtë në ditët e fundit të dhjetorit, por edhe këtë 1 janar.
Shpresojme te kete nje ure tjeter me parmake anash. Sepse eshte e rrezikshme per kedo qe kalon aty. Sidomos per femijet qe mund te bien fare lehte nga ura..
Përgjigju