Një urë në Delvinë e ndërtuar nga ushtria u shemb për here të tretë, duke lënë në izolim banorët e fshatit Vanë. Shkak dyshohet se janë punimet pa cilësi, ndërsa bashkia s’ka fonde për ta riparuar, ndaj pret sërish ndihmën e emergjencave civile.
Ura e Vanës mbi lumin e Kalasës është shembur sërish duke lënë në izolim 500 banorë të këtij fshati në Delvinë.
“ Para 4-5 ditësh kaluan 4 zetorë nga 5-10 ton se di sa kishin lart. Ato e kanë hedhur të tërën. Ura në qoftë se do bëhet të bëhet njëherë e mirë e të mbarohet dhe ne si banorë të fshatit të Vanës të mbledhim mendjen. Por edhe ata që hyjnë, se ne aty jetojmë në Sarandë me se do shkojmë”, u shpreh njëri prej banorëve.
Mesditën e së hënës u rrëzua, duke mos përballuar peshën e një kamionçinë. Sipas banorëve, ura po kthehet në legjendë, pasi në harkun kohor të 5 viteve është shembur 3 herë.
“Bëjnë eksperimente që të marrin jetë njerëzish se duan të punojnë njerëzit. Një të kaluar në lumë prish diferencialin e makinës. Le të bëhet mo. Le të ketë një Kontroll të Lartë të Shtetit. O të bëhet ura tamam. Dalin fondet 100 milionë lekë, po pastaj marrin hekurishte e italianit të urave të vjetra dhe i shtrojnë aty dhe lekët i fusin në xhepa. Kush i fut, inxhierët dhe ushtaraket.”, tha një tjetër banor.
Ura metalike u ndërtua në 2017 nga forcat e ushtrisë, pasi urën e vjetër e përpiu lumi i rrëmbyer. Por në 2019, sërish u desh ndërhyrja e ushtrisë pasi ura u dëmtua nga përmbytjet. Tashmë në 2022, banorët e Vanës mbeten sërish në izolim, ndërsa shkak mendohet se janë punimet pa cilësi. Bashkia jashtë kamerës tha se nuk ka fonde, ndaj pret ndihmën e emergjencave civile.
shperdorim detyre e paster
Përgjigju