Zhvillimet e sotme mbi dosjen '339' janë cilësuar si 'një një tjetër gur' për drejtësinë e re nga ambasadorja Yuri Kim. Ajo ka reaguar me anë të një shënimi në rrjetet sociale duke përshëndetur veprimin e SPAK për 23 urdhër arrestet e lëshuara mbi dy çështje të ndryshme, laboratorin e drogës në Has dhe mbi të gjitha për zgjedhjet e 2017, të cilësuara si të manipuluara nga PD-ja. "Puna e SPAK për dosjen 339 ka filluar të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raforma në drejtësi vazhdon të ecë para dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur" shkruan Kim.
Lajmi kryesor:
Arrestimet për dosjen 339, Rama: PD-LSI prandaj s'duan depolitizim! Bardhi: Komisionerët u kërcënuan! Meta: Ndëshkim! SHBA: Po zbulohen
Ne.k.//ReportTv.al