Urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish-zyrtarë, ish deputeti Bogdani aludon: Janë prerë para 3 ditësh, s'do arrestohet njeri se janë larguar

6 Qershor 2023, 17:24| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 17:59

  • Share

 

Ish deputeti Gert Bogdani pretendon se urdhër arrestet për Vangjush Dakon dhe 9 ish zyrtarët janë prerë prej 3 ditësh. Në një intervistë për Report Tv tha se bëhet fjalë për një ndërtim pa leje dhe aludon se nuk do të ketë të arrestuar se ata kanë pasur kohë t’ia mbathin.

“Urdhër arrestet kanë nja 3 ditë që janë prerë. Ata tani janë larguar, nuk do arrestohet njeri. Kam përshtypjen që bëhet fjalë për ndërtim pa leje. Me këtë mënyrë të funksionuari të BKH ka një mënyrë interesante operimi”, tha Bogdani.


Lajmi kryesor:

Arrestohet Vangjush Dako, akuzohet për leje ndërtimi për pallatin e dëmtuar dhe tenderin e shëtitores! SPAK urdhër arrest dhe për 8 ish-zyrtarë e 1 ndërtues


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?