TIRANË - Në një urdhër të firmosur sot më 1 prill nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllur deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
Urdhri është për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.
Urdhi i parë i marrë me shfaqjen e rastit të parë me koronavirus në Shqipëri, ishte më 9 mars për mbylljen e shkollave me dy javë, pra deri më 23 mars, ndërsa urdhi i dytë e shtyu afatin e tyre deri më 3 prill.
Mësimi, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet.
Urdhri i Manasterliut, sot më 1 prill
Urdhi i firmosur me 19 mars, ku thuhej se shkollat mbylleshin deri me 3 prill
Lajmi kryesor:
Të gjitha masat kufizuese për COVID-19 shtyhen PA AFAT përtej 3 prillit! Nga shkolla, lokalet, tubimet, operacionet në publik e privat (URDHRAT)
G.M./ReportTv.al