Në Komisionin e Sigurisë pati debate mes deputetëve të PS-së dhe të PD-së, në lidhje me urimin e publikuar nga deputeti i PS-së, Bujar Çela me foton e Enver Hoxhës për festën e Pavarësisë, mesazhe të cilat u shkëmbyen pikërisht në grupin e përbashkët të këtij Komisioni. Salianji kërkoi që të distancohen nga fyerjet për viktimat e komunizmit, ndërsa deputeti i PS-së e njëkohësisht kryetari i Komisionit, Nasip Naço tha se do të thirret këshilli i etikës.
Salianji: Duhet të distancoheni për fyerjen që i është bërë gjithë shoqërisë shqiptare, sidomos viktimave të komunizmit dhe të diktaturës për një anëtar të këtij komisioni që ka fyer jo komisionin po të gjithë Shqipërinë dhe nuk mundet që në mbledhjen e parë të bëhet sikur s’ka ndodh gjë edhe hajde të vazhdojë komisioni. Unë propozoj që ju duhet të distancoheni një herë, pastaj të fillojë mbledhja se nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë. Duhet të kërkoni ndjesë.
Naço: Që të jemi korrekt në lidhje me çfarë pretendoni ju. Zotëria në fjalë është anëtar zëvendësues në këtë komision. Unë jam vënë në dijeni me këtë lloj komunikimi, kam dashur të kontaktoj nuk munda, kam bërë të mundur për aq sa më lejonte mënyra e komunikimit për të fshirë komentet që ishin bërë, në momentin që s’e arrita dot, e kam nxjerrë nga grupi. Pastaj ka një njoftim nga kreu i grupit parlamentar që do i nënshtrohet Kodit të Etikës, ju keni bërë një kërkesë për kodin e etikës. Do thirret do të dëgjohet brenda rregullave dhe pastaj do procedohet, Për aq sa kam bërë është tërheqje vëmendje, më shumë pastaj duhet dëgjuar Komisioni i Etikës.
Bujar Çela dhe fotoja e postuar tek grupi i Komisionit të Sigurisë
Lajmi kryesor:
Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': Këtë vit 23 krime më shumë nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze, vjet ishin 16! 30% e vrasjeve, brenda familjes
M.Q.//ReportTv.al