Në samitin të G20 në Bali, Indonezi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi se Rusia është më e interesuar të përdorë gazin e saj natyror si armë, e cila preferon më mirë ta shkatërrojë atë sesa ta shesë.
“Ne shohim se Rusia po djeg gazin e saj në vend që ta shesë atë”, tha Von der Leyen.
Në fillim të këtij viti, Moska ndërpreu furnizimin me gaz të BE-së si hakmarrje për sanksionet e vendosura për pushtimin e Ukrainës.
Ajo gjithashtu shtoi: “Sjellja e Rusisë krijon mungesa në tregun global të energjisë dhe bën që çmimet të rriten në qiell”.
Presidentja Komisionit deklaroi se kjo ishte një ndër arsyet pse BE-ja mbështet vendosjen e një tavani për çmimin e naftës, duke shpjeguar se nga kjo do të përfitojnë edhe vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
“Por përgjigja jonë më e mirë ndaj kësaj situate është përshpejtimi i tranzicionit drejt formave të pastra të energjisë”, tha Von der Leyen.
Ajo gjithashtu shtoi: “Evropa do të investojë 4 miliardë euro në burime të rinovueshme të energjisë si hidrogjeni gjatë pesë viteve të ardhshme. Kjo do të nxisë edhe investime masive private”.
Lajmi kryesor:
Sot mbahet samiti i G20 në Bali, në fokus të axhendës lufta në Ukrainë, Zelensky: Është koha e duhur për të ndalur Rusinë
S.S/ReportTv.al