Luan Hasneziri

SHBA nuk i jep vizën kandidatit për kushtetuese, e zbulon vettingu

20 Qershor 2019, 15:28| Përditesimi: 20 Qershor 2019, 15:53

  • Share

Kandidon për Gjykatë Kushtetuese, vettingu zbulon se në 2014 Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka refuzuar vizën gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri.

Hasneziri rrezikon të penalizohet për këtë fakt pasi ai se ka shënuar në formularin e dekriminalizimit me argumentin se nuk ka pasur detyrim.

Për Hasnezirin vettingu është kryer në dy kolona për pasurinë dhe figurën, nga ku ka rezultuar se sipas Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive ai kishte probleme me pasurinë me deklarim të pasaktë.

Po ashtu KPK ka nxjerr në pah se si për krijimin e apartamentit prej 135 m2 dhe një automjeti gjyqtari Hasneziri ka pasur mungesë burimi dhe të dhëna të pasakta ndër vite, përfshi dhe tre adresa banimi.

Edhe drejtoria e informacionit të klasifikuar DSIK ka sjell raport se Hasneziri është i papërshtatshëm për të vazhduar detyrën e gjyqtarit.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luiza: 20/06/2019 18:24

    Ore ai “profesor doktori” i shkencave Ilir Mustafaj nga u zhduk!!!Ai qe akuzoi KPK per mos marje baze te dokumentave qe kishte dorzuar!!!Pyetje per kete te nderuar qe e mban veten te “ndershem”dhe te afte nga ana profesionale?A i kujton ceshtjet qe ke gjykuar dhe a i ke marre per baze gjithe dokumentat e depozituara per ceshtjen?!Nese po do jem une qe shkruaj,i pari dhe do te kerkoj falje por nese jo,ose je i paafte ose ke mare para nga pala tjeter.Po te kujtoj vetem disa vargje te nje kenge te vjeter;na to maja rripa ripa.....

    Përgjigju
  • Avduli: 20/06/2019 17:15

    Iku dhe Mr. Bean!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?