Foto ilustruese

Lifestyle

Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

9 Shtator, 15:41| Përditesimi: 9 Shtator, 15:56

  • Share

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vëshitrë.

Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri. Më poshtë keni të listuara disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2.

Perimet

Perimet si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori. Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Peshku     

Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën. Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës. Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës. Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?