Lifestyle

Ushqimet më të mira që ndihmojnë për të pasur një mëlçi të shëndetshme

2 Janar, 15:49| Përditesimi: 2 Janar, 15:56

  • Share

Mëlçia është një organ i rëndësishëm që mbron organizmin nga substancat e dëmshme dhe toksinat që ne marrim me ose pa dashje nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve.

Çdo ilaç që ne konsumojmë përpunohet nga mëlçia. 

Por, cilat janë disa nga ushqimet më të mira për mëlçinë?

Tërshëra

Ushqimet e pasura me fibër janë ideale për mëlçinë. I tillë është rasti i tërshërës e cila ju ndihmon të humbisni në peshë dhe të mbani mëlçinë të shëndetshme.

Brokoli

Brokoli dhe perime të ngjashme me të e mbrojnë mëlçinë nga sëmundje të ndryshme.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.

Uji

Pini ujë në vend të pijeve të gazuara dhe do të kurseni shumë kalori.

Bajamet

Bajamet janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E që e mbron mëlçinë nga dhjamosja. Bajamet janë të mira edhe për zemrën ndaj përfshijni më shumë nëpër sallata.

Spinaqi

Spinaqi ka shumë antioksidantë që e mbrojnë mëlçinë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?