Ushqimet që duhet të shmangni që të mos helmoheni gjatë stinës së verës

11 Korrik, 16:26| Përditesimi: 11 Korrik, 16:31

  • Share

Gjatë stinës së verës duhet që të tregohet kujdes për mënyrën e gatimit dhe ruajtjes së ushqimeve për shkak të temperaturave të larta.

Ja disa këshilla që duhen pasur parasysh:

Kujdes i shtuar gjatë gatimit, ruajtes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit.

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht. Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer. Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?