Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i imunitetit, organet, rritja dhe zhvillimi dhe mbarëvajtja e shtatzanisë.
Ekspertët rekomandojnë që burrat të konsumojnë një sasi prej 900 mikrogramësh të vitaminës A në ditë.
Gratë rekomandohen të marrin 700 mikrogramë ndërsa fëmijët dhe adoleshentët të marrin 300 deri në 600 mikrogramë vitaminë A në ditë.
Mbrojtje për sytë nga sëmundjet e moshës
Vitamina A është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të syve. Ajo është e nevojshme për të konvertuar dritën që bie në kontakt me sytë në një sinjal elektrik që i dërgohet trurit.
Në fakt, një nga simptomat e para të mungesës së vitaminës A, mund të jetë verbëria e natës. Kjo ndodh rëndom tek njerëzit që kanë mungesa të kësaj vitamine, duke qenë se ajo është përbërës kryesor i një pigmenti që gjendet tek retina e syrit.
Ky pigment është tepër i ndjeshëm ndaj dritës. Njerzit që vuajnë nga verbëria e natës, shohin mjaft mirë gjatë ditës.
Por në errësirë, sytë e tyre sforcohen shumë për të parë. Sëmundje si tumori shfaqen në momentin që qelizat e dëmshme rriten ose shpërndahen në mënyrë të pakontrollueshme.
Duke qenë se vitamina A luan një rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin qelizor, ajo mund të jetë një faktor në rrezikun e prekjes nga sëmundjet e këqija. Disa studime kanë zbuluar se sasitë e mëdha të vitaminës A në formën e beta karotenit, ulin rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.
Ushqimet ku mund ta gjeni: Pjepri, patatet e ëmbla, karrotat, spinaqi, drithërat e pasuruara.
Komente
