“Frigoriferi është kthyer në hobin e radhës”, kështu shprehet plotë humor ish-deputeti Eduard Ndocaj teksa rrëfen se si po i kalon ditët e tij të izolimit në shtëpi. Veç frigoriferit, Ndocaj shprehet se ka filluar të mësojë edhe lojra me letra e shah për të kaluar kështu ditën dhe shmangur mërzinë nga mbyllja hermetike brenda 4 mureve të shtëpisë.
“Po mundohemi të ruajmë atë ritmin që t’mos mbetemi totalisht të ndaluar. Çohemi në mëngjes, një kafe, pak gjimnastikë…
Ushqimi tashmë është kthyer në një hobi. Një e dy tek frigoriferi se duke ndenjur gjithë ditën në shtëpi i kalojmë disa herë aty afër. Kemi filluar të mësojmë disa lojra. Luajmë shah, luajmë letra gjatë ditës. Të mbyllur hermetikisht me pak fjalë sepse është kthyer në një shtet-rrethim edhe këtu në Itali. Gjoba të mëdha dhe mund të rrezikosh edhe ndonjë ndjekje penale”, rrëfen ish deputeti.
Ish-deputeti shprehet se në një situatë të tillë është e rëndësishme të ruhesh pasi nuk mund të bëjmë trimëri me sëmundjen.
“Frika është pjesë e njeriut, nuk është se mund të bëjmë trimëri me sëmundjen. Të ruhemi dhe të bëjmë kujdes është pika kyçe sepse nuk është problem se tip o dëmton veten, por frika më e madhe është e familjes e fëmijëve, e njerëzve që do. Kjo është frika më e madhe”, ka thënë Ndocaj.
Lajmi kryesor: