Dron

Bota

Ushtria izraelite vret një komandant të Hezbollahut në Libanin jugor

19 Qershor, 13:46| Përditesimi: 19 Qershor, 13:48

  • Share

1750333608_img1191963.webp

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një tjetër komandant të Hezbollahut në një sulm me dron në Libanin jugor gjatë natës. Bastisja në zonën Nabatieh vrau Mohammad Ahmad Khreiss, komandantin lokal të njësisë antitank.

Sipas IDF, "gjatë luftës, ai kreu sulme të shumta kundër Shtetit të Izraelit", përfshirë një në Malin Dov më 26 prill 2024, ku u vra Sharif Saëaed, një bashkëpunëtor civil i ushtrisë izraelite.

Më parë u njoftua se një tjetër komandant i Hezbollahut ishte vrarë në një sulm me dron.


Lajmi kryesor:

Sulmet Izrael-Iran/ Shtëpia e Bardhë: Trump do të vendosë për Iranin brenda dy javëve të ardhshme! Goditet spitali në Beer Sheva! Netanyahu: Vrasja e Khameneit? Askush nuk është imun


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?