Kronikë

Ushtronin aktivitete të kundraligjshme të lojërave të fatit, në hetim penal dy pronarët e lokaleve në Vlorë

16 Qershor 2021, 11:26| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 11:47

  • Share

Dy pronarë lokalesh në Vlorë janë proceduar penalisht pasi në lokalet e tyre dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. 

Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit E. SH, në lagjen “24 Maji” dhe 10 pajisje elektronike në gjendje pune në lokalin e shtetasit A. A, në lagjen “1 Maji”, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit. 

Dy pronarët e lokaleve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. Sh., 23 vjeç dhe A. A., 30 vjeç, të dy banues në Vlorë, për veprat penale "Organizim i lotarive të palejuara" dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Pajisjet elektronike te lojera fatit te konfiskuara

M.Q./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?