I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia Altin Joka i cili foli për përdorimet dhe përfitimet për shëndetin të uthullës së mollës.
“Përgjithësisht ne e kemi përdorur në kuzhinat tona për gatim, për sallata apo turshitë, por uthulla e mollës është një ilaç bimor sepse është antibakteriale, antiinflamatore, antimykotike dhe ka përdorime të jashtëzakonshme”, tha Altini në fillim të bisedës.
Si fillim uthulla e mollës ka elemente të lartë të acidit acetik, që është dhe përbërësi kryesor i saj, i cili bën rregullimin e sheqerit në gjak, duke përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës, bën uljen e peshës, duke dhënë ndjenjën e ngopjes, sikurse ka efekt antibakterial. Midis të tjerave ka dhe acidin citrik, që cilësohet si një antioksidant nga më të mirët që lufton radikalet e lira, i shërben sistemit mendor, sikurse dhe sistemit imunitar, lufton problemet e sëmundjeve kronike, të kancerit dhe problemet e sëmundjeve të zemrës. Përmirëson ndjeshëm tretjen, duke ndikuar në absorvimin më të mirë të lëndëve ushqyese, sikurse rregullon nivelin e Pehashit në trupin tonë, shtoi Altini.
Përdorimi i uthullës së mollës përmirëson shëndetin e lëkurës, duke e bërë më të shdritshme lëkurën dhe flokun, sikurse parandalon dhe gurët në veshka, duke rritur nivelin e citratit në urinë. Acidi malik nga ana tjetër ndihmon në tretjen e ushqimeve, i shërben shumë mirë shëndetit të muskujve, sikurse pakëson kariesin tek dhëmbët. Kemi dhe acidin klorogjenik që është një antioksidant, i cili ul nivelin e stresit oksidativ dhe përmirëson nivelet e sheqerit në gjak. Këtu gjenden dhe një grup vitaminash si B1, B2, B6, B7, B5,B9, C, Kalium, sikurse dhe aminoacide të vogla dhe Magnez.
”Uthulla e mollës mes të tjerave lufton dhe problemet e alergjisë, trajton refluksin dhe problemet e mëlçisë, normalizon të rrahurat e zemrës kur kemi probleme, sikurse është shumë e mirë për parazitët apo problemet vaginale. Mund të përdoret dhe kundër pickimit nga mushkonjave. Sipas një studimi, personat me diabet, kishin 34% ulje të problemeve vetëm nga përdorimi i uthullës”
Por si mund të dallojmë një uthull molle cilësore nga një produkt i përpunuar ose jo natyral?
Për ta dalluar, Altini tha se uthulla duhet të jetë ngjyrë e murrme si lëngu i mollës, sikurse testimi, nuk duhet të jetë e thartë, por e butë. Uthulla e mollës dallohet sepse bie era mollë së pari, ndërsa nëse e përziejmë me ujë duhet të krijojë një lloj si mjegullimi, atëherë është cilësore.
Joka sugjeroi që për të marrë një produkt 100 % cilësor, mirë është që uthullën ta bëjmë vetë në shtëpi. “Për t’a bërë uthullën, kalohen mollët në një shtrydhëse të thjeshtë, filtrohet me një napë, qëndron disa ditë në një enë, më pas vijnë disa miza të vogla që e fermentojnë”, tha ai.
Po si mund të përdoret uthulla e mollës?
Së pari, përdorimi mbi normën sjell efektin e kundërt, duke krijuar refluks në stomak. Nëse përdorim 1-3 lugë në ditë, i bën mirë kockave dhe problemeve me osteoporozën, ndërsa përdorimi më i mirë është kombinimi me ujin. Përdoret për fëmijët e vegjël që nga temperatura e lartë, ku vihen kompresa tek balli dhe kyçet, sikurse konsumimi i një lugë çaji uthull.
Përdorimi është shumë i mirë për shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, sidomos për lëkurën me yndyrë apo akne, pa harruar infeksionet mykotike, apo ekzemat. Përdorimi është i mirë dhe për problemet e kolesterolit dhe tensionit.
”Në një gotë mund të përziejmë uthullën e mollës, dy lugë mjaltë të papërpunuar, disa degë rozmarine, spec pikant të tharë gjysmë luge kafeje, si dhe hudhër. Duke e përdorur këtë përzierje 2-3 lugë gjatë ditës, ndihmon në problemet e kolesterolit dhe hipertensionit”, madje mund të them, theksoi Altini, se është një nga formulat më të mira në këtë drejtim.
Ekzistojnë 78 formula përdorimi të uthullës së mollës si kura natyrale. Gjithashtu uthulla e mollës është një suport që mund të bëj dobësimin, por nuk duhet të kombinohet me mjaltë për problemin e peshës pasi nuk jep efekt. Uthulla e mollës mund të përdoret dhe tek personat që kanë probleme me stomakun dhe ulçerën, edhe pse duhet parë sesi reagon organizmi, pasi çdo organizëm është unik. Nëse ne e konsumojmë pa e tepruar, dy deri në tre lugë çaji në ditë, për kockat është gjithashtu një ndihmë e madhe.
Komente
