Uzuni pas ndeshjes: Duhet të jemi më altruist, e të luajmë më shumë për ekipin! Ismajli: Bëmë ndeshje të mirë

16 Nëntor 2022, 23:00| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 10:11

  • Share

1668636118_uzuni1.jpg

Futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni në përfundim të ndeshjes është treguar kritik, ku tha se ndonëse është një brez i mirë në kombëtare, duhet të jenë më altruist e për të punuar më shumë për ekipin.

“Ishin të përqendruar në maksimum, shënuam një gol të shpejt, por mendoj se duhet të kishim bërë më mirë, se kishim mundësi, duhet të bluajmë për ekipin, duhet të pasonim më shumë që të kënaqnim edhe tifozët që ishin të shumtë. Jemi një brez shumë i mirë, por duhet të jemi më altruist dhe të punojnë më shumë për ekipin”, tha Myto Uzuni.

Nga ana tjetër, futbollisti i Shqipërisë, Ardjan Ismajli autori i golit, tha se kjo ishte një ndeshje e mirë, por duhet punuar për të përmirësuar gabimet.

“Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi luftuar deri në fund dhe kemi dhënë maksimumin, çka është e rëndësishme në futboll. E kam pritur golin të them të drejtën, pasi jam në formë të mirë dhe më vjen mirë që erdhi pikërisht mbrëmjen e sotme.

Pas golit na kapi pak euforia. Goli i parë i Italisë ishte pak me fat, ndërsa i dyti me kundërsulm. Me punë mund t’i shmangim këto gabime dhe të përmirësohemi edhe më shumë”, tha Ismajli.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ 22 mijë tifozë nuk mjaftojnë, Italia fiton me përmbysje në Tiranë me Shqipërinë në miqësoren e luksit! 4 gola vendosin ndeshjen


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?