Kronikë

Vaksinimi masiv, nga sot marrin vaksinën anti COVID edhe punonjësit e transportit ajror! Manastirliu-Balluku: Ishin heronjtë tanë gjatë kohës së riatdhesimit

20 Prill 2021, 14:32| Përditesimi: 20 Prill 2021, 21:37

  • Share

Nga dita e sotme ka nisur vaksinimi edhe i një grupi të rëndësishëm të transportit, siç jajnë punonjësit e transportit ajror. Kujtojmë se më herët ka nisur edhe vaksinimi i operatorëve turistikë ndërkohë që pritet pas disa ditësh të nisë edhe vaksinimi i punonjësve të transportit publik.

Ministrja e Shëndëtetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Infratrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të stafeve të Avicionit Civil, i cili ka nisur sot me stafin e “Air Albania” në Qendrën e Vaksinimit “Air Albania”. Ministrja Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të shtrihet edhe në transportin urban.

“Ne jemi të angazhuar që të vijojmë vaksinimin jo vetëm të punonjësve të aviacionit civil por gjithashtu ta shtrimë dhe tek punonjësit e transportit, duke bashkëpunuar me Ministrinë e Infrastrukturës, për të gjithë këto subjekte të cilat ofrojnë këtë shërbim. Transporti publik është shumë i rëndësishëm, pasi ata janë direkt në kontakt dhe ofrojnë shërbime të rëndësishme për qytetarët ndaj dhe ne i kemi në prioritetet tona, për të filluar vaksinimin në një moment të shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vlerësoi vaksinimin e punonjësve të Aviacionit Civil, duke e konsideruar një grup në risk të lartë.

“Sot kemi nisur vaksinimin me të gjitha grupeve të Aviacionit Civil, nisur nga Air Albania, si një grup i riskuar duke qenë se janë gjithë kohën në fluturim. Këta kanë qenë edhe heronjtë tanë gjatë gjithë kohës së riatdhesimit, por që e kanë bërë në mbrotjet totale të kushteve nga pandemia”, tha Balluku.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se do të vijojë furnizimi me vaksina dhe theksoi objektivin për të arritur më shpejt se pranvera e ardhshme, vaksinimin e plotë të popullatës.

“Vetëm ditën e djeshme kanë mbërritur 208,000 vaksina të Sinovac dhe 8190 doza të vaksinës Pfizer dhe tashmë kemi mbi 700 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri. Plani ynë i vaksinimit nuk do të ndalet. Jemi të vendosur për të kryer 500 mijë vaksinimet deri në fund të majit. Dhe do të vijojmë të kemi prioritet grupet e riskuara, të shërbimeve kritike, siç janë dhe punonjësit e Aviacionit Civil; do të vijojmë me operatorët turistikë dhe me përmbylljen"

Mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar 'Nënë Tereza', 208 mijë vaksina sinovac, si pjesë e kontratës së nënshkruar me kompanisë. Ndërkohë që po ashtu kanë ardhur edhe 8190 doza të Pfizer

Gjithashtu së fundmi në Rinas mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 48000 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit "COVAX". 

Numri total i të vaksinuarve në vend deri dje ishte 345,934  ndërsa synimi është që të arrihet objektivi prej 500 mijë persona të vaksinuar deri në fund të majit. Vaksinimi masiv po vijon me të moshuarit mbi 60 vjeç ku prioritet kanë të sëmurët kronik, stomatologët, farmacistët, arsimtarët në shkollat private, edukatorët, operatorët turistik punonjësit e rendit dhe punonjës të medias. Aktualisht në vendin tonë janë duke u përdorur vaksina Pfizer, AstraZenca, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinovac. 

Ora 14:48
Vijon vaksinimi i operatorëve turistikë në Berat dhe Sarandë, Klosi: Shqipëria, i pari në Ballkan që do të ketë një turizëm pa kufizime  

Vaksinimi i personelit të hoteleri turizmit që ka nisur prej ditësh po vijon me ritme të shpejta në të gjithë vendin. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka inspektuar një nga qendrat në Berat ku po vijohet me vaksinimi të personelit të hoteleri turizmit. Ai tha se ky vaksinim do të lehtësojë sezonin turistike dhe Shqipëria do të kthehet në vendin e parë në Ballkan që do të ketë një turizëm pa kufizime për të pritur turistët e huaj.

" Po është një moment shumë i rëndësishëm për industrinë e turizmit dhe këtu në Berat. Sot vaksinohen 100 vet, personel i parë, të cilët kanë aplikuar për tu vaksinuar nga të gjithë sistemi i hoteleri turizmit në qytetin e Beratit. Është një moment për të gjithë industrinë i cili do të përpiqet të krijoj në sezonin e ri 2021 një situatë shumë pozitive duke qenë ne të parët në Ballkan që do të hapemi për sa i përket kontratave të turistëve të huaj. Po ashtu nga gjithë grupimet e shoqatave përfaqësueseve të interesave të biznesit të turizmit Ka qenë një kërkesë që tashmë po bëhet realitet. Operatorët e huaj kanë kërkuar me ngulm që hotelet shqiptare dhe strukturat e turizmit të mikpritjes të guidave, të hotelerisë të jenë të vaksinuara dhe sot ne po ja dalim duke përgatitur një sezon shumë të rëndësishëm për qytetin e Beratit e besoj për gjithë Shqipërinë për të qenë shumë i suksesshëm krahasuar me vitin 2020 nuk diskutohet, por për të patur mundësinë që t'ia dalim që shumë shpejt të shkojmë në shifrat e 2019. Për sa i përket turizmit është një nga prioritetet e qeverisë shqiptare që ne kemi realizuar gjithçka që ne kemi patur kërkesë nga shoqata e operatorëve turistik. Sot kemi një turizëm i cili ndërtohet mbas një mbështetje të fortë të qeverisë shqiptare. Kemi një rritje me 20 % të turistëve në vitin 2019. Kemi një sistem të hoteleri turizmit, i cili përfiton nga taksa 6 % prej disa vitesh.  Kemi biznes të vogël që i shërben turizmit me taksa 0 % për të qenë të gjithë së bashku në një aleancë të madhe për të patur Shqipërinë turistike që ne duam", tha Klosi.

Personeli Hoteleri-Turizmit  po vaksinohen me AstraZeneca dhe gjatë ditës së sotme në berat do të vaksinohen 100 personel  dhe se brenda javës mendohet që në këtë zonë të jenë vaksinuar i gjithë personeli i turizmit.

Edhe në Sarandë, operatoret turistik dhe punonjësit e kësaj industrie, kanë nisur vaksinimin. Imunizimi i personave, që do të shërbejnë në turizëm pritet të sjell më shume siguri tek turistët gjatë sezonit veror.Operatorët turistik kanë pritshmëri, për një sezon të mbarë, duke shpresuar që muaji qershor të rikthej normalitetin në turizëm.

Prenotimet e para kanë filluar, janë kryesisht turistët nga vendet nordike ata të cilët kanë mbyllur rezervimet e tyre, për të pushuar në Sarandë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?