Valë infektimesh me COVID, Simaku: Pritet rritje e rasteve edhe 3 javë! Në vjeshtë s’përjashtohen mutacione, vaksinohuni

20 Korrik 2022, 17:02| Përditesimi: 20 Korrik 2022, 17:42

  • Share

Vala e infektime me COVID-19 që ka përfshirë vendin tonë, pritet që të zgjasë dhe për të paktën 3 javë sipas specialistit të Shëndetit Publik, Artan Simaku. Mjeku argumenton se pesha e situatës epidemike në vend matet me pacientët e shtruar në spital.

 “Rritja ka ardhur, nga eksperienca që COVIDI përhapet në formë valësh. Aktualisht jemi në valën e stinës së verës që parashikohet të zgjasë dhe 2-3 javë dhe për të ardhur në një valë tjetër të vjeshtës dhe dimrit. Ky trend parashikohet të jetë në rritje 2-3 javët në vijim.Fluksi dhe turizmi nuk luajnë rol të rëndësishëm, por për shkak të qarkullimit të shtamës BA4 dhe BA5, që është dyshim. Nuk ka rëndësi numri i rasteve ditore, por numri i shtrimeve ditore.. “, shprehet Simaku.

Nga eksperiencat e mëparshme, kjo valë sipas Simakut, është normale dhe nuk ka ndikim nga sezoni i turizmit . Me ardhjen e vjeshtës, Simaku thotë se nuk përjashtohet që të kemi mutacione të reja të COVID.

“Valët janë gjithmonë më të dobëta, nga % e vaksinimit dhe imunitetit natyral. Nuk përjashtohet që me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit të kemi mutacione të tjera. Fluksi dhe turizmi nuk luajnë rol të rëndësishëm, por për shkak të qarkullimit të shtamës BA4 dhe BA5, që është dyshim.”, shtoi ai.

Mbi 25 vjeç janë grupmoshat më të prekura gjatë kësaj kohe, ndërsa mjeku Simaku evidenton edhe qytetet më të prekura.

 “Në hartën e personave të infektuarve janë nga të gjitha grupmoshat. Numri më i lartë është mbi 24 vjeç, ndërsa në veçanti tek grupmosha 65-74 vjeç. Rreth 5-6 bashki të vogla janë “COVID free”. Përveç vaksinimit që është mjeti kryesor i parandalimit, theksoj doza e tretë, masat duhet të vazhdojnë të respektohen. Ditancimi fizik, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. Secili duhet të japë kontributin e vet në eliminimin e pandemisë. Rreth 5-6 bashki të vogla janë “COVID free”, thotë ai

 Nisur nga numri i lartë i infektimeve me COVID-19, në vendin tonë, specialistët e Institutit të Shëndetit Publik u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, pasi është i vetmi mjet për frenimin e këtij virusi.

“Këmbëngulim që këta persona të vaksinohen, pasi janë të pa vaksinuar ose të vaksinuar vetëm me një dozë. Edhe personat e shtruar në spital mbi 95% janë të pa vaksinuar, ose vetëm me një dozë. Ndaj këmbëngulim që është shumë e rëndësishme vaksinimi si dhe me dozën e tretë. Të mbron nga format e rënda, nga shtrimi në spital dhe të mbron dhe nga vdekja”, thotë Simaku.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?