Flamingo në Luginën e Nartës, Vlorë

‘Vallëzim’ mes flamingove, fotot mahnitëse nga Laguna e Nartës

20 Gusht, 07:37| Përditesimi: 20 Gusht, 08:00

  • Share

Vitet e fundit flamingot janë kthyer në një atraksion për turizmin e vëzhgimit të tyre në habitatet natyrore ku jetojnë.

Me rastin e Ditës Botërore të Fotografisë, gazetari i Zërit të Amerikës Raimond Kola ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto mbreslënëse të flamingove në Lagunën e Nartës në Vlorë, t¡ cilët duket sikur vallëzojnë.

“Flamingo (Phoenicopterus roseus)

Ai ka ngjyrat e flamurit tonë kombëtar kuq e zi dhe në shenjë lirie e dashurie e zgjodha sot për Ditën Botërore të Fotografisë.

Shkrepa duke mbajtur frymën qindra e qindra foto, jo për ta ndalur jetën, por për t`i dhënë asaj më shumë ngjyra, magji dhe shije.

Sepse kështu është fotografi”, shkruan në Facebook Raimond Kola.

Fotografitë e tij sjellin detaje mahnitëse nga jeta e zogjve dhe shpendëve mirgatorë në Shqipëri, duke i dhënë një dimension tjetër bukurisë së natyrës shqiptare dhe pasurisë së saj.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/08/2024 00:26

    Jo vetem kur te ndertohet aeroporti,por dhe kur Kushneri me bekimin e Rames do te ndertoje vila ne Zvernec e Sazan,se Rama kerkon jahtet e milionereve qe te mbushin e te permbytin lagunat e brigjet,natyren dhe gjallesat.Qe te dy si Rama,si Berisha jane shkaterruesit e ketij vendi.

    Përgjigju
  • oksigjen: 20/08/2024 13:04

    ne kohen e sali shkatruuesit keto shpen nuk eksistonin , shkakterroi cdo gje vemja

    Përgjigju
  • Aeroporti: 20/08/2024 08:27

    Shikojini fotot e mbajini si kujtim me hapen e aeroportit keta shpend do zhduken nuk kane per tu afruar me ne ato zona.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?