10 000 hapa për tre minuta është kjo nisma e Generation Pep, ku protagoniste është nëntë vjeçarja Lilyana Ilunga. Organizata jofitimprurëse suedeze dëshiron të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e sportit dhe ushqimit të shëndetshëm në mënyrë që të mbrojë shëndetin fizik të fëmijëve dhe adoleshentëve.
Vajza kërcen nën tingujt e këndës Drejtësia në stacionet e metrove, në korridoret e shkollës dhe në rrugë. Fushata është drejtuar nga Filip Nilsson dhe synon të ndikojë në frymëzimin e të rinjve mbipeshë.
Në bazë të një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 340 milion fëmijë dhe të rinj janë mbipeshë. Pasi është rritur ndjeshëm konsumi i ushqimeve të cilat përmbajnë shumë yndyrna dhe sheqerna dhe në të njëjtën kohë ka rënë ndjeshëm aktiviteti fizik. Mbipesha lidhet me më shumë vdekje në të gjithë botën sesa nën pesha. Globalisht ka më shumë njerëz që janë mbipeshe sesa nënpeshë - kjo ndodh në çdo rajon përveç pjesëve të Afrikës nën-Sahariane dhe Azisë.