Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka publikuar një video në Kuvend, sipas së cilit është e publikuar më parë, ku tregohen qartë dy ekzekutuesit e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ai thotë se policia nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje me qëllim, e ndërsa nuk i ka kursyer akuzat edhe për Saimir Tahirin dhe Fatmir Xhafajn, sipas së cilit janë subjekt i OFL-së.
"Unë si deputet kam shkuar në tre biznese dhe kam marrë kamerat e sigurisë, që ju si polici ia lini çështjen Tiranës ndërkohë që patrullat e Durrësit, inspektorët e krimit në Durrësit, të policisë, oficerët sekret nuk i kanë këto pamje. Këtu tregohet shumë qartë, vrasësi Redjan Rraja dhe ky tjetri pa kapele nuk u gjeta, nuk e gjen dot se e keni karamelen në fut, në këtë sallë, pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje. Nëse keni vullnet, bëjeni dhe jepuni qetësi këtyre prindërve. Nëse nuk doni se keni hall që pas tyre fshihen ata që ju komandojnë, do ishte e udhës të jepni dorëheqjen sa të mos turpëroheni më. Unë kuptova që je vetëm për tendera aty ose për emërime, ti je ministër teknik. Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Na përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraadhësit tënd OFL-në. Nuk na bën pallavra për këtë punë. I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s'ke informacion, se ndoshta s'të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë. Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni", tha Valteri.
Lajmi kryesor:
Valteri nxjerr video nga atentati ndaj Ndojës, por nuk e tregon! Lleshaj: S'e ke hallin te krimi në përgjithësi! Rama: Çoje në prokurori! Po luftojmë bandat, prandaj sulmohemi
B.K./ReportTv.al