Valteri nxori video nga atentati i prokurorit/ Rama: Çojeni në Prokurori, jo Kuvend! Kemi luftuar krimin, prandaj na sulmojnë (VIDEO)

18 Qershor 2020, 11:21| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 15:54

  • Share

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me një përgjigje për deputetin e opozitës së re, Halit Valteri i cili nxori një video, sipas së cilit është e publikuar më parë, ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Rama tha se një gjë e tillë është e papranueshme, ku në vend që ajo video të shkonte në Prokurori, sillet në Kuvend, teksa thekson se krimi në Shqipëri është në nivelet minimale gjatë qeverisjes së PS-së.

"Duke u shprehur se një vrasësit, atentatorët, viktimat dhe ndërkohë ende nuk keni shkuar në prokurori që të viheni në dispozicion të hetimit, por ju nuk jeni as i vetmi dhe as i pari, jeni zgjatim i një falange që ka vite e vite që e ka marrë peng debatin publik, kulturën e parlamentarizmi dhe kriminalizuat dynjanë. Ka një fjalë zoti Valteri që thotë "politika me krimin është mbështetja më e madhe që i bëhet krimit". Të flasësh në këtë farë feje do të thotë që të ushqesh mitin e kriminelit, të dekurajosh forcat që luftojnë krimin dhe mbi të gjitha të fajësosh dhe të përbaltësh ata që meritojnë respekt dhe mbështetje. Mes Shqipërisë sot dhe "dje", 5-6 vite më parë në aspektin e luftës me krimin PS është sulmuar dhe përbaltur në mënyrë të shfrenuar nga një strategji kriminalizuese sepse ka qenë forca që i ka dhënë këtij vendi për afro 7 vite qeveri që e ka zhvilluar luftën me krimin si asnjëherë më parë dhe është fakt, jo opinion që kush lufton seriozisht krimin akuzohet për të kundërtën. Kush përbaltet me krimin merr baltë si bashkëpunëtor i krimit, kjo ka ndodhur kudo në cdo vend ku krimi është luftuar seriozisht", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Valteri nxjerr video nga atentati ndaj Ndojës, por nuk e tregon! Lleshaj: S'e ke hallin te krimi në përgjithësi! Rama: Çoje në prokurori! Po luftojmë bandat, prandaj sulmohemi


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?