KQZ i jep zyrtarisht mandatin, Vangjel Tavo kryebashkiaku i ri i Himarës! Pritet betimi, PBDNJ dhe Beleri e kontestojnë

12 Shtator, 08:37| Përditesimi: 12 Shtator, 17:10

  • Share

Tani nuk ka më dyshime ligjore dhe administrative, KQZ konfirmon mandatin e kryebashkiakut socialist të Himarës, Vangjel Tavo, i votuar masivisht më 4 Gusht në zgjedhjet e parakohshme, pas dënimit me 2 vite burgim të Fredi Belerit, për korrupsion zgjedhor.

Mbledhja ka zgjatur pak minuta dhe pas verifikimeve dhe shqyrtimeve, mandati u vlerësua i ligjshëm, duke hapur rrugën për betimin në Këshillin Bashkiak.

Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor. Nga ana tjetër, PBDNJ dhe Fredi Beleri vijojnë betejën ligjore dhe juridike, duke ndjekur ankimime në shkallë të tjera. Beleri ka thënë se do e dërgojë deri në Strasburg.

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?