Për Lorenc Vangjelin, kriza në Partinë Demokratike ka nevojë për një zgjidhje politike brenda saj, para se të mbërrinte në dyert e gjykatave.
Për ‘Kontrast’ në Report TV, analisti u shpreh se PD sot është e marrë peng nga të gjitha palët për interesat e tyre vetjake.
“Këtu kemi disa palë ku interesi vetjak po prevalon mbi interesin e PD dhe tëmbarë shoqërisë shqiptare. Sot PD është marrë peng në emër të interesave vetjake. Duhet që kriza në PD të zgjidhet politikisht sepse përndryshe agonia do të vijojë të zgjatet. Unë mendoj se në PD nuk ka pasur as edhe një jurst mesatar. Janë dy frymë brenda PD që ndeshen se cila ka supermacinë mbi tjetrën dhe mbi këto palë qëndron duke u ngrohur në diell Edi Rama që është e vetmja palë që përfiton nga kjo situatë” – tha Vangjeli.
Ndërkohë, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, u shpreh se deri më sot duket sikur në PD është gjetur një rrugë për ta koklavitur çështjen dhe jo për ta zgjidhur.
“Nuk është zgjedhur rruga për ta zgjidhur, por rruga për ta koklavitur në interes të një grupimi. Kuvendi i 30 prillit do të dalë me vendime që do të shkojnë sërish në gjykatë. Çfarë do të bëjë gjykata? Do të marrë sërish ankimet e kujtdo pasi t’I ketë njohur njëherë vendimet?” – tha Ristani.
Lajmi kryesor:
Ristani: Apeli nuk mund ta shqyrtojë kërkesën e Alibeajt! Vangjeli: Të gjitha palët e kanë marrë peng PD-në për interesa personale, të zgjidhet politikisht
SI.E.//ReportTv.al