Varianti i ri i koronavirusit/ Mjeku shqiptar nga Italia për Report Tv: Të shqetësuar se përhapet shumë më shpejt! Lajmi i mirë është se vaksina funksionon edhe me të

21 Dhjetor 2020, 13:50| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 14:00

  • Share

Varianti i ri i koronavirusit ka krijuar frikë në Evropë. Kjo pasi mendohet se transmetueshmëria pas mutacionit që ka pësuar COVID-19 është shumë e madhe. Mjeku i njohur shqiptar që punon në Itali, Genci Kapxhiu, në një intervistë për Report Tv shprehet se  lajmi i mirë është fakti se vaksina që po bëhet në këtë periudhë është funksionale.

"Trajtimi me vaksinën është i njëjti. Nuk menduam se do vinte në Itali por faktikisht komunikimi i ministrit, është që kemi një çift të infektuar me këtë virus.  Është më agresiv por kohën e përhapjes. Ditët e inkubacionit janë  me të pakët.  Lajmi i fundit që doli mbrëmë është se ky lloj virusi është i izoluar. Problemi kryesor është se ne akoma nuk e dimë nëse janë apo jo të sakta në tampon. Se cilat janë antitrupat që duhet të kapim?", tha ai.

Mjeku Kapxhiu u shpreh se duhet shpejtuar sa më shumë vaksina.

"Nuk e dimë se si ky virus prek apo jo edhe persona të imunizuar më përpara. Vaksina e mbulon edhe këtë lloj virusi. Ndaj duhet bërë sa më shpejt vaksinë dhe e parandalojmë.  Londra e ka filluar më datë 7 vaksinimin. Do të thotë që ata e dinin diccka.  Informacionet janë shumë të pakta po klinikisht është me të njëjtat parametra si COVID-19. Problemi është koha e shkurtër. Festat nuk duhet të ekzistojnë. Duhet të eliminohet spostimi i familjeve tek njëra-tjetra. Dhe gjëja kryesore është mbajtja e maskës, distancimi, deziinfektimi dhe higjiena.  Shpresoj që të jetë i vetmi rast ky çift në Itali sepse pastaj do të ishim shumë në vështirësi pasi faza e inkubimit është 3 deri në 5 ditë", u shpreh ndër të tjera mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu, i cili në fund tha edhe se do të bëjë sa më shpejt vaksinën.

"Akoma nuk e kam kaluar virusin dhe nuk dua ta provoj si është, preferoj të bëj vaksinën", përfundoi ai.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?