Vasili garanton zgjedhjet e ardhshme: Votën nuk e prek njeri, përndryshe do të ndëshkohet

4 Tetor 2020, 16:37| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 17:49

  • Share

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili ka deklaruar për mediat se ka kryeministrit Edi Rama nuk ka më mbështetjen e rreme të ndërkombëtarëve.

Teksa foli për Kodin Zgjedhor ai u shpreh i sigurtë se në ditën e zgjedhjeve askush nuk do të mundë që ta prekë votën.

Sipas tij, çdokush që do të prekë votën do të ndëshohet.

"Ka qenë një paketë e tërë ligjore që kishte të bënte me dekriminalizimin e votës, me shit-blerjen e votës, mënyra se si bëhet e qartë kjo shitblerje, stimulimin e denoncimit të saj, etj.

Pra themeli, duhet të jeni të qetë se ditën e zgjedhjeve votën nuk e prek njeri. Këtu duhet që të kuptoni dhe dëshpërimin e tmerrshëm të Edi Ramës. Ju e dini që menjëherë pas 5 qershorit Edi Rama u qarravit në parlament duke thënë se pse na duhet ne kjo, pse duhet me pyetur ndërkombëtarët. Ne e dimë shumë mirë qëndrimi që ka pasur me ndërkombëtarët Edi Rama. Nuk i kemi hapur rrugë Edi Ramës, kemi bërë detyrën tonë deri në fund të Këshillit Politik, falë kësaj gjëje kemi pasur disa arritje të synuara që krijojnë integritet të procesit të votimit. Këto janë disa ndryshime të njëanshme në sistemin, të cilat ai mendon se mund t'i bëjë derman, por të jeni të bindur se zero derman do t'i bëjnë. Por kemi rënë dakord dhe ua kemi bërë të qartë edhe shqiptarëve këtë gjë, ky nuk mban marrëveshje, ky mashtron që nga Shqipëria, në Bruksel e deri në Ëashington, pasi 5 qershorin e përshëndetën që të gjithë dhe ky njeri është i gatshëm që të thyejë çdo rregull formal nga frika e humbjes. Shqiptarët janë të qartë se kush është ky njeri, nuk ka më ndërkombëtar që i jepnin mbështetje të pavërtetë dhe të rremë. Sot mbreti është lakuriq. S'ka më dyshime as në OSBE. Secili nga ato që do të votojnë atje kanë përgjegjësi për votën e tyre. Kush shkel ligjin do të ndëshkohet. Edi Ramës iu këputën duart për të futur duart në zgjedhje. Edi Rama ka vetëm një dramë, se nuk do përballje", tha Vasili.


Lajmi kryesor:

Nesër votohet Kodi i ri Zgjedhor, Bylykbashi: Rama përmes trukeve do të reduktojë humbjen, ne fitojmë në çdo rast! Koalicionet e përbëra i ka dhe Italia


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?