Nesër votohet Kodi i ri Zgjedhor, Bylykbashi: Rama përmes trukeve do të reduktojë humbjen, ne fitojmë në çdo rast! Koalicionet e përbëra i ka dhe Italia

4 Tetor 2020, 16:18| Përditesimi: 4 Tetor 2020, 21:31

  • Share

Retorika e zakonshme ku Rama po tenton të përçajë opozitë e bashkuar dhe se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit duke ndryshuar rregullat e lojës mbizotëruan edhe në deklaratën e sotme për mediat të dy përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik. Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylybashi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili edhe pse kërkonin me ngulm që ndryshimet në kodin zgjedhor të mos kalonin ditën e nesërme nga Kuvendi, ku ndër të tjera hiqen edhe koalicionet e përbëra, nga ana tjetër shprehen se edhe po u votuan, opozita e bashkuar fitojn gjithsesi dhe se Rama e ka të siguruar humbjen e tij, duke u shfaqur të dyzuar nëse ndryshimet realisht ndikojnë te opozita jashtëparlamentare apo jo.

Bylykbashi shprehet se Rama theu marrëveshjen e 14 janarit dhe po i përdor truket me koalicionet që të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Ish deputeti i PD-së, tha se Rama nuk mund të ndryshojë rregullat e lojës 7 muaj para zgjedhjeve pasi cenon standardet e OSBE-së dhe Këshillit Europian, ndërsa në lidhje me koalicionet e përbëra, për Bylykbashin bie teza e Ramës se nuk ka asnjë model me lista të hapura dhe koalicione të përbëra, duke thënë se kështu e ka Italia që lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel.

"Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ‘Rozato’ që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është sot në fuqi.Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE", tha Bylykbashi 

Në lidhje me kandidimin e kryetarit të partisë në 4 qarqe të vendit, Bylykbashi e cilësoi një pazar të ulët në parlament duke thënë se kjo plotëson kërkesën e Ramës, të ndalojë koalicionet me lista të përbëra dhe se bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it në 2009, pasi cenon parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.

Ora 17:00
Listat e përbëra/Bylykbashi: Bie teza e Ramës, koalicione të tilla i ka Italia

Oerd Bylybashi është përgjigjur mazhorancës duke i treguar modelin e Italisë që lejon koalicionet e përbëra në çdo nivel. Bylykbashi tha se shembulli i Italisë rrëzon tezën e Ramës që nuk ka asnjë model në botë me lista të përbëra, pasi sipas ish deputetit demokrat prej 1995 Italia mban zgjedhje me koalicione të përbëra, teksa në 2017 miratoi pikërisht ligjin e veçantë që sërish aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë.  

Ai draft do të dërrmojë standardet e zgjedhjeve, por nuk pengon opozitën të fitojë zgjedhjet. Gjykata Kushtetuese nuk ekziston 4 vite pas Reformës në Drejtësi. Modeli që propozon PS është antikushtetues. Koalicionet s’kanë të drejtë të propozojnë kandidatë.Kushtetuta është në përputhje me koalicionin që kemi sot. Koalicioni i përbërë është marrë nga Italia, dhe sot është në fuqi në Itali. Ligji zgjedhor në fuqi italian, kemi Ramën që thotë nuk ekziston askund. Na jepni një rast të vetëm dhe tërhiqemi. E kemi marrë nga Italia me konsensus në 2003, pra PD-PS e morën me konsensus. Në 2017 parlamenti italian miratoi ligjin ‘Rozato’ që aplikon zgjedhjet për parlamentin italian me listë të përbërë. Është sot në fuqi.Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Nga 1995, Italia aplikon listën e përbërë në nivel rajonal dhe të përbërë. Model që është përdorur në Francë apo Belgjikë. Por një model i madh është Italia. Bie teza e Ramës. Është në fuqi në një vend në Itali, një nga demokracitë më të mëdha në BE. Është i mirënjohur edhe në institucionet. E përshkruajnë ekzakt si në Shqipëri. S’ka asnjë. Pretendimi se është e pamundur. Ja u kemi prezantuar dhe më parë modelin, jo me librin e trashë të PS, por me këtë fletë të thjeshtë. Opozitën e Bashkuar do ta pengojë por është e pamundur. Edi Rama me këto ndryshime që miraton nesër, ndryshon rregullat e lojës pasi loja ka filluar. Ndryshimi i rregullave bie ndesh me standardin e KiE dhe OSBE-së. Çdo ndryshim i nesërm bie ndesh me standardin. Në 3 javë ne tentuam që t’i drejtohemi ODIHR dhe 3 javë PS bllokoi këshillin politik”- tha Bylykbashi.

Ora 16:40
Kandidimi në 4 qarqe i kryetarit të Partisë, Bylykbashi: Pazar i ulët në parlament, plotëson atë që do Rama, heqjen e listave të përbëra

Oerd Bylykbashi e cilësoi një pazar të ulët në parlament kandidimin i kryetarit të partisë në 4 qarqet të vendit duke thënë se kjo plotëson kërkesën e Ramës, të ndalojë koalicionet  me lista të përbëra. Bylykbashi tha se kjo bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it.   

"Kandidimi i kryetari të partisë në 4 qarqe është një pazar i ulët i bërë në parlament për të kaluar këtë që kërkon Rama , heqja e koalicioneve me listë të përbërë. Ky pazar me 4 qarqe bie ndesh me rekomandimin 2 në 2009, ku ODIHR tha se duhet hequr pasi bie ndesh me standardet demokratike, pasi cenon parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit", tha Bylykbashi.

Ora 16:37
Vasili garanton zgjedhjet e ardhshme: Votën nuk e prek njeri, përndryshe do të ndëshkohet

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili ka deklaruar për mediat se ka kryeministrit Edi Rama nuk ka më mbështetjen e rreme të ndërkombëtarëve.

Teksa foli për Kodin Zgjedhor ai u shpreh i sigurtë se në ditën e zgjedhjeve askush nuk do të mundë që ta prekë votën.

Sipas tij, çdokush që do të prekë votën do të ndëshohet.

"Ka qenë një paketë e tërë ligjore që kishte të bënte me dekriminalizimin e votës, me shit-blerjen e votës, mënyra se si bëhet e qartë kjo shitblerje, stimulimin e denoncimit të saj, etj.

Pra themeli, duhet të jeni të qetë se ditën e zgjedhjeve votën nuk e prek njeri. Këtu duhet që të kuptoni dhe dëshpërimin e tmerrshëm të Edi Ramës. Ju e dini që menjëherë pas 5 qershorit Edi Rama u qarravit në parlament duke thënë se pse na duhet ne kjo, pse duhet me pyetur ndërkombëtarët. Ne e dimë shumë mirë qëndrimi që ka pasur me ndërkombëtarët Edi Rama. Nuk i kemi hapur rrugë Edi Ramës, kemi bërë detyrën tonë deri në fund të Këshillit Politik, falë kësaj gjëje kemi pasur disa arritje të synuara që krijojnë integritet të procesit të votimit. Këto janë disa ndryshime të njëanshme në sistemin, të cilat ai mendon se mund t'i bëjë derman, por të jeni të bindur se zero derman do t'i bëjnë. Por kemi rënë dakord dhe ua kemi bërë të qartë edhe shqiptarëve këtë gjë, ky nuk mban marrëveshje, ky mashtron që nga Shqipëria, në Bruksel e deri në Ëashington, pasi 5 qershorin e përshëndetën që të gjithë dhe ky njeri është i gatshëm që të thyejë çdo rregull formal nga frika e humbjes. Shqiptarët janë të qartë se kush është ky njeri, nuk ka më ndërkombëtar që i jepnin mbështetje të pavërtetë dhe të rremë. Sot mbreti është lakuriq. S'ka më dyshime as në OSBE. Secili nga ato që do të votojnë atje kanë përgjegjësi për votën e tyre. Kush shkel ligjin do të ndëshkohet. Edi Ramës iu këputën duart për të futur duart në zgjedhje. Edi Rama ka vetëm një dramë, se nuk do përballje", tha Vasili.

Ora 16:30
Bylykbashi: Rama përdor truke për të reduktuar humbjen, opozita e bashkuar fiton

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylybashi shprehet se Rama theu marrëveshjen e 14 janarit dhe po i përdor truket me koalicionet që të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Ish deputeti i PD-së, tha se Rama nuk mund të ndryshojë rregullat e lojës 7 muaj para zgjedhjeve pasi cenon standardet e OSBE-së dhe Këshillit Europian

 ”Jemi në atë gjendjen ku është Reforma Zgjedhore në prag të votimit nesër në parlament. U ngrit në bazë të marrëveshjes së 14 janarit. Që kishte konsensusin mes partive, mazhorancës opozitës parlamentare dhe Opozitës së Bashkuar. I vetmi instrument për Reformë konsensuale. Një nga 15 kushtet e BE. 14 janari shtoi bazat për marrëveshjen, që konkludoi në të gjitha parametrat që Këshilli Politik miratoi më pas më 30 qershor tekstin integral konsensual. Ky tekst që më 23 korrik u miratua në parlament, pa asnjë ndryshim. Kjo Reformë Zgjedhore që garantoi konsensus për të rritur standardin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Solli instrument shtesë, që zgjedhjet e 2021 të kishte sa më pak probleme, dhe t’i priteshin duart partisë në pushtet që të manipulonte. Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershori, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik. Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion, si do të funksionojë sistemi zgjedhor. Bëhet se si Rama të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik, dhe fitoren e opozitës. Në të gjithë përpjekjen e tij për të thënë që procesi i Reformës që po e përmbyll në mënyrë të njëanshme, është përpjekje për të bër Këshillin Politik për njëanshmëri të ndryshimeve kushtetuese, po heq mundësinë që partitë të garojnë në koalicion që e mund në 12 qarqe", tha Bylykbashi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • YYY: 05/10/2020 08:16

    Po leh Titi qe t'ha m*ne, a s'eshte fiks per k'te pune?!

    Përgjigju
  • Tani: 05/10/2020 01:10

    Bravo robi asnje cecen te mos shkele ne elbasan...

    Përgjigju
  • Goni: 05/10/2020 01:09

    O tru -bylyk po rames ti hash *utin ti ,,basha sala;apo meta,,,,edhe 100 vjet ne opozite do rrini me 5 deputete,,,ju njeh populli mire ju.....

    Përgjigju
  • O tej: 05/10/2020 00:12

    Peco trangulli si buf pulash ngjan

    Përgjigju
  • Pjeter: 04/10/2020 18:55

    E ne fakt Italia do e ndryshoje kodin zgjedhor,eshte nje fushate aktualisht aktive per mbledhjen e firmave,me 85 mije firma,per ndryshim te kodit zgjedhor,sepse italianet nuk duan me parlamentare si Razzi,apo Scilipoti,Apo ai i fameshmi De Gregori,qe likja e njef mire,as si higjenistet dentare te Berluskonit qe i bente parlamentare dhe pagueshin me parate publike,per pune qe nuk kishin lidhje me parlamentin.Ne fakt ju politikanet e sotem shqiptare keni kopjuar dhe vazhdoni te kopjoni gjith llumin e pertej adriatikut,jo gjerat pozitive.

    Përgjigju
  • robi: 04/10/2020 17:05

    Mos u tremb Tit shkolleshumi. Votat nuk ka nevoje ti preke gjigandi Edi Rama qe ecen i sigurte drejt mandatit te trete sikur ju te leshelise te beni koalicion dhe me djallin. Nuk arrini dot tek 0.01% o hunderr. Mos hajdeni fare ne Elbasan. Nuk e harrojme kurre ulerimen e Nafije dybekut te leshitlikes ne 2017 ne nje takim ne kete qytet.__ militanteve te pd se do u a qijme robt e shpise__ duke shokuar gjithe te pranishmit. Do ja nxjerrim per hunde ne 25 prill 2021 kete fyerje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?