Vasili akuza kryebashkiakut të Shijakut: Gënjeu publikisht, i kanë dhënë 20 mln lekë inceneratorit

6 Shtator 2022, 13:42| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 14:18

  • Share

 

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në fjalën e tij bashkë me kryetarin Ilir Meta, tha se kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka gënjyer publikisht.

‘Tha ne i çojmë mbeturinat gratis në Tiranë në landfillin e Sharrës. Kjo është kontrata e lidhur me 23 gusht me Integereted Energy. E keni kontratën dhe ky zotëria që thotë nuk kemi paguar asnjë lek, kjo është firma e kryetarit të bashkisë. Thuhet se bashkia angazhohet për të paguar 29 euro për ton pa TVSH. Këta gënjejnë në mënyrë të pacipë. Landifilli thotë kryetari Arbana thotë se landfilli nuk mund të pranojnë më pa tarifë. Jo vetëm që janë paguar para, por ka marrë mbi 20 mln lekë nga bashkia e Shijakut. Për këtë çështje Arbana gënjeu publikisht.’- u shpreh Vasili.


Lajmi kryesor:

Meta e Berisha në një linjë, ‘sulmojnë’ bashkinë e Shijakut: Po djegin plehrat, masakër mjedisore! Arbana: Sulm politik


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?