Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili përmes rrjetit të tij social Faceebok, ditët e fundit ka promovuar kandidatet gra dhe vajza të LSI-së, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë për ato, por ndërkohë ka “lënë pas dore” kandidatin Luan Rama.
Për herë të dytë Vasili ka promovuar në rrjetet sociale kandidaten e cila renditen e 9, Anxhela Shehaj, ndërkohë nuk ka thënë asnjë fjalë në asnjë nga takimet e tij për kryesuesin e listës së LSI në Vlorë, Luan Rama.
Kjo ka shkaktuar konfuzion tek votuesit të cilët edhe kanë reaguar me komente ndaj Vasilit, duke i shkruar: “Po Luan Ramën ta votojmë apo jo o Titi se po na bëni konfuz?!…”.
Lidhur me ketë që në dukje vjen si përçarje brenda grupit ka pasur edhe një reagim nga Luan Rama, për Report Tv i cili ka deklaruar se nuk ka shans asnjë individ që t'ia heqë emrin nga lista. Ai theksoi se është zëvendës kryetari i LSI-së dhe se kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.