Petrit Vasili dhe Luan Rama

Politikë

Vasili nuk e përmendi te kandidatët e Vlorës, Luan Rama për Report Tv: S'ka asnjë shans askush që të ma heqë emrin! Jam zv.kryetar i partisë

12 Prill 2021, 19:29| Përditesimi: 12 Prill 2021, 19:41

  • Share

TIRANË- Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka qenë ditën e sotme i pranishëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prilllit.

Në një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i nderuar që ishte në mesin e 'kandidatëve të listës së shkëlqyer të LSI-së', mungonte emri i kryesuesit të listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Vlorës, Luan Ramës. Madje në takimet e Vasilit në Vlorë, u vu re që zëvendës kryetari Luan Rama nuk ishte i pranishëm.

'Vlora do të votojë Grisejda Myslimin vajzën e saj të mrekullueshme pedagogen dhe misionaren. Vlora do të votojë Dikens Bushaj të riun e shkëlqyer patriot.Vlora do të votojë Anxhela Shenaj vajzën dinjitoze të Gjormit dhe Vlorës. Vlora do të votojë Liri Demën gruan e jashtëzakonshme dhe të nderuar. Rilindja do të provojë humbjen më të hidhur në Vlorë!”- shkruan Vasili.

I pyetur nga Report Tv në lidhje me këtë mosprezëncë të tij, zv.kryetari i LSI-së tha se nuk ka shans asnjë individ që t'Ia heqë emrin nga lista. Ai theksoi se është zëvendës kryetari i LSI-së dhe se kryeson listën e kandidatëve për deputetë në Vlorë.

'Nuk ka asnjë ndryshim në listën e kandidatëve për deputet të listës së LSI-së në Qarkun e Vlorë, unë jam zv.kryetari i LSI-së jam drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës jam edhe numri një listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Vlorës. do të jem deputeti më ërfaqësue si Vlorës në Kuvendin e ri pas 25 prillit, për shkak të kësaj marrëdhënie që kam unë me partinë, dhe me qytetarët e Vlorës, nuk ka asnjë shans që ndonjë individ të mund të heqë emrin tim nga lista e kandidatëve për deputet të LSI-së në Vlorë.'- tha Rama për Report Tv.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 12/04/2021 21:31

    Hahaha keta jane te forte.Vasili po hakmerret kunder Rame Luanit,sepse ja hengri te gjitha farat me pabesi Rama,edhe kaushin e Vasilit.

    Përgjigju
  • Ramuci: 12/04/2021 19:45

    Mos harro ta shenosh ne CV!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?