Situata në zonën e Fushë Arrëzit në qarkun e Shkodrës mbetet kritike, pasi flakët përparojnë të favorizuara nga era.
Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëseve, Arben Cara, thotë për Report Tv se aksioni vijon, por është e vështirë ndërhyrja nga toka për shkak të terrenit dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.
“Kemi të bëjmë me një situatë problematike në mbarë vendin. Këtu në fshatin Xath situata si pasojë e erërave ka dalë jashtë kontrolli. Policia ka kryer evakuimin e banorëve. Në këtë vatër kemi kërkuar dhe është e domosdoshme ndërhyrja nga ajri”, u shpreh ai.
Forca të shumta operojnë nga terreni, por flakët të ndihmuara nga era vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje dhe të kërcënojnë banesat.
Lajmi kryesor:
Digjet Shqipëria! Zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz! 30 vatra në 24 orë, evakuime dhe ndërhyrje nga ajri me helikopterë e avionë (VIDEO)
A.Q/ReportTv.al