Bombardimet ruse kanë vazhduar në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës, ku një 31-vjeçar është shtruar në spital pasi u plagos nga një predhë. Ai ishte në detyre në fshatin Kivsharivka të rrethit Kypyan. Bombardimet kanë shkaktuar dëme në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Oleg Sinegubov, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv tha se qyteti i Kupiansk ka "vuajtur më së shumti" nga sulmet, në një postim në Telegram.
Sulmet goditën sistemin energjetik duke ndërprerë furnizimin me energji dhe ujë në të gjithë rajonin. Furnizimet u rivendosën më vonë.
Rusia ka nisur një seri sulmesh raketore që synojnë infrastrukturën energjetike të Ukrainës që nga fillimi i tetorit pas disa disfatave në fushën e betejës dhe ka vazhduar sërish me bombardime të tjera.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Sulme ruse në Kiev! Putin takon Lukashenkon në Minsk, presidenti bjellorus: Do të vendosim sisteme raketore 'S400', të furnizuar nga Rusia
F.D/B.K./ReportTv.al