Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, dalin rezultatet e ekspertizës paraprake mjeko ligjore: U mbyt! S'ka asnjë dëmtim të shkaktuar nga jet ski

5 Gusht, 10:49| Përditesimi: 5 Gusht, 15:45

  • Share

Ksamil -  Florian Kofina, 38 vjeç, i gjetur i vdekur pranë Gjirit të Barxhos në Ksamil të hënën, dyshohet se humbi jetën prej një arresti kardiak me pasojë mbytjen. Ky është rezultati i ekspertizës paraprake të kryer në Sarandë, nga e cila nuk ka rezultuar të ketë shenja në trup të shkaktuara nga mjete lundruese.

Gjithsesi, trupi i pajetë i të riut i është nënshtruar një ekspertizë të thelluar mjeko-ligjore në Tiranë, e cila do të japë rezultatin final të vdekjes.

Personat që gjetën fillimisht trupin e pajetë të 38-vjeçarit i thanë policisë se dyshonin të jetë goditur me jet ski, pasi në distancë janë parë disa mjete lundruese të tilla. Për këtë arsye, grupi hetimor nën drejtimin e prokurorit të çështjes, nisi punën duke kryer veprime në vendin e ngjarjes, për të parë nëse qëndrojnë apo jo dëshmitë.

Nga ekspertiza ka rezultuar se në trupin e 38-vjeçarit nuk ka asnjë dëmtim të jetë shkaktuar nga jet ski, përveç një gërvishtjeje të vogël në pjesën e gjoksit, për të cilën ekspertët dyshojnë se është shkaktuar nga përplasja me shkëmbinjtë pasi kishte ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se mushkëritë i kishte të mbushura plotë me ujë, çka tregon se i riu është mbytur dhe nuk ka gjetur vdekjen nga përplasje me jet ski, e cila përndryshe do te shkaktonte prerje të shumta në trup dhe thyerje kockash, gjë që në rastin në fjalë asgjë e tillë nuk është konstatuar në trupin e Kofinës.

Hetuesit kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje pronarin e jet ski dhe drejtuesin e saj, të cilët janë lënë të lirë pasi nga të gjitha të dhënat hetimore nuk kanë rezultuar të kenë pasur dijeni. Zona ku trupi i Florian Kofinës është gjetur konsiderohet e rrezikshme dhe ndalohet notimi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/08/2024 23:43

    /MJEKU/,shume dakord me ju.Dhe pervec kesaj,nuk eshte e thene qe nje perplasje me jetski te shkaktoje patjeter prerje te thella,apo thyerje kockash.Perplasja ka qene kaq e lehte sa te mos i linte gjurme te dukshme,por njekohesisht ka qene ka e forte sa t'a linte pa ndjenja,kur e ka goditur,ose ka shkaktuar vale qe kane shkaktuar permbysjen e kanoas nese ishte ne te dhe punen e ka perfunduar mjedisi ku ishte-deti dhe keshtu del i vdekur me /arrest kardiak/ edhe pse mushkerite i dalin te mbushura me uje.Pra ka shume mundesi qe ne fillim ka humbur ndjenjat,i jane mbushur mushkerite me uje dhe pastaj ka vdekur.

    Përgjigju
  • .mjeku: 05/08/2024 14:55

    Nese do ishte arest kardiak atehere nuk ka asnje mundesi qe mushkrite te mbusheshin me uje o gazetar qe i sherben mbulimit te te vertetes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?