7-vjeçarja Jonada Avdia dhe skafi që i mori jetën në Himarë

Kronikë

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë pasi u përplas nga skafi, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 8 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

16 Korrik, 16:43| Përditesimi: 16 Korrik, 16:56

  • Share

Gjykata e Vlorës ka shpallur të pafajshëm 8 efektivët e policisë të akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me ngjarjen tragjike ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdiaj.

Sot u mbajt seanca e fundit e një procesi trevjeçar gjyqësor ndaj grupit të 8  efektivëve, të cilët u përballën me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në seancën përfundimtare, prokurorja kërkoi dënimin e secilit prej tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg, por Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë i shpalli të gjithë të pafajshëm.

Më 22 maj 2024, Gjykata e Vlorës dënoi Arjan Tasen me 18 vite burg për “vrasje me dashje”, në bazë të nenit 76 të Kodit Penal. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, ai përfitoi ulje të një të tretës së dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 vite burgim.

Ndërkohë, veçmas u gjykua edhe çështja ndaj tetë efektivëve të tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Prokuroria e Vlorës i cilësoi ata përgjegjës për mungesën e masave të sigurisë në plazhe gjatë sezonit turistik, çka sipas saj, kontribuoi në ngjarjen tragjike. Por më 16 korrik 2025, pas tri viteve proces gjyqësor, Gjykata e Vlorës vendosi t’i shpallë të gjithë të pafajshëm.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 16/07/2025 19:06

    Prandaj vazhdojn njerezit me vetgjyqesi.ja per KTO pacavure vendime.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 16/07/2025 17:37

    Mjere Jonada qe e mbylli jeten pa e filluar, u prefte ne xhenet

    Përgjigju
  • Qytetari: 16/07/2025 16:53

    Kjo vajza e vogel me jep dhimbje te madhe ENGJELL O ZOT "PSE"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?