Raphael Dwamena, momenti kur shokët i shkojnë në ndihmë pasi u rrëzua në fushë

Tragjedia në fushë/ Prokuroria e Durrësit nis hetimet për vdekjen e sulmuesit Dwamena! Pyeten mjekët! Sekuestrohen kartelat mjekësore

12 Nëntor 2023, 13:00| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 14:09

  • Share

Policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë nisur hetimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias, Raphael Dwamena i cili pësoi atak kardiak në fushën e blertë gjatë ndeshjes kundër Partizanit dje, (11 nentor) në stadiumin e Rrogozhinës.

Autopsia pritet të dalë ditën e sotme për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes.

Janë sekuestruar të gjitha kartelat mjekësore të lojtarit në FSHF apo në klubin e Egnatias.

Janë pyetur mjekët që kanë asistuar në analizat e tij të cilët janë shprehur se analizat qe prej janarit kur ai ishte në vendin tone kanë dale sipas normave të lejuara.

Është bërë edhe kontrolli për protokollin dhe kohën e reagimit të mjekëve dhe autoambulancës dhe sipas hetimeve çdo gjë ka qenë në kohë pavarësisht se jeta e 28 vjeçarit nuk u shpëtua dot.

Lajmi në përditësim...

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?