Pronari i club, viktima dhe 'Orange' në Sarandë

Vdekja e kamerierit 17-vjeçar te club 'Orange' në Sarandë, lihet detyrim paraqitje tekniku i 'ashensorit'

29 Gusht 2023, 17:55| Përditesimi: 29 Gusht 2023, 18:07

  • Share

Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Lulzim Allkushin, saldatorin që montoi ashensorin artizanal në lokalin, ku humbi jetën kamerieri 17-vjeçar , Antonio Delilaj pak ditë më parë. Dy prokurorët thanë se akuza e ngritur ndaj të arrestuarit të vetëm për këtë ngjarje, ishte “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Katër vite më parë, 43-vjeçari kishte montuar në mënyrë artizanale ashensorin që përdorej për transport malli në lokalin e Spiro Iljadhit. Të shtunën aty ndërroi jetë aksidentalisht 17-vjeçari Antonio Delilaj teksa po transportonte kolitë me ujë. Pajisja nuk i plotësonte kushtet e sigurisë për ashensor dhe nuk ishte kontrolluar asnjëherë ndërkohë montuesi i saj nuk kishte licencë.

Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Inspektorati Shtetëror i Mbykjqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pronari: 30/08/2023 02:17

    Pse nuk e keni kap akoma?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?