Foto: Charles Michel
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ditën e sotme ka shprehur ngushëllimet të BE-së për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raïssi dhe ministrit të tij të jashtëm Hossein Amir-Abdollahian.
“BE shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për vdekjen e Presidentit Raïssi, Ministrit të Jashtëm Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në aksidentin me helikopter”, shkruan Charles Michel në llogarinë e tij në X.
Lajmi kryesor:
Presidenti iranian Ebrahim Raisi humb jetën pas rrëzimit të helikopterit, nesër ceremonia mortore! 5 ditë zie në Iran
Xh.K/ReportTv.al