Rebecca Gannon

Kronikë

Vdekja e turistes britanike në Sarandë, Gjykata vendos ndjekje në gjendje të lirë për pronarin e qendrës së zhytjes

22 Shtator 2022, 16:28| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 16:44

  • Share

Gjykata e Sarandës ka vendosur ndjekje në gjendje të lirë nëpërmjet garancisë pasurore prej 1.5 milion lekë të reja për Saimir Kushovën, pronarin e Saranda Diving Center. Ai u vu në pranga pas mbytjes së turistes angleze 29-vjeçare Rebecca Gannon teksa ishte duke marrë pjesë në një ekspeditë zhytjeje. 

Ndonëse Prokuroria ka kërkuar masë arresti me burg për 30 ditë, Gjykata e Sarandës vendosi ta hetojë në gjendje të lirë pronarin. Ai u vu në pranga pasi  kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes Greta Brozi në grupin e tij të punës dhe nuk kishte siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.

Ekspedita nënujore turistike, organizohej nga "Spiranca Diving Center" tek anija e Luftës së Dytë Botërore e mbytur në gjirin e Sarandës. Pushuesja Rebecca Gannon, 29 vjeç ishte me të dashurin e saj kur u gjend në vështirësi gjatë udhëtimit nën ujë me një grup prej shtatë zhytës të tjerë. 

Grupi me të cilin ishte i kanë bërë thirrje që të shtypë butonin e emergjencës, i cili hap jelekun e shpëtimit dhe lëshon bombulën e oksigjenit. Por 29-vjeçarja nuk ka arritur që ta shtypë dot. Kushova u hodh në ujë për ta shpëtuar por përpjekjet e tij nuk i erdhën në ndihmë të resë. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?