Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës. Anesti Komberi në një prononcim për Report Tv tha shkurt se janë ndjekur të gjitha protokollet dhe nuk ka pasur asnjë neglizhim nga mjekët për rastin tragjik të 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.
"Është dhënë ndihma mjekësore sipas të gjitha protokolleve në kohë rekord, dhe nuk ka pasur asnjë neglizhencë nga mjekët" tha shkurt mjeku për gazetarin Arsen Rusta.
3 anëtarët e familjes Haliti Elfete, Afrim dhe Ferzinaze dyshohet se humbën jetën pas helmimit nga kërpudhat në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit, ndërsa po ndiqen penalisht në gjendje të lirë edhe dy mjekët e qendrës shëndetësore të Manzës për Shyqyr Beqajn 54 vjeç dhe Jonuz Karajn, 60 vjeçar, për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm".
Lajmi kryesor: