Zvernec

Vdes në Zvërnec një turiste gjermane

7 Maj, 16:54
  • Share

Një turiste gjermane humbi jetën sot në Zvërnec të Vlorës. Policia bën të ditur se, 41-vjeçarja me inicialet L. K., është dërguar pa shenja jete në spitalin e Vlorës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?