Presidenti i SHBA Gerald Ford (në mes) shikon ndërsa Mao Ce Duni dhe Kissinger shtrëngojnë duart gjatë një vizite në Pekin në 1975
Megjithëse Kissingeri kishte një reputacion të diskutueshëm në pjesë të tjera të Azisë për rolin e tij në Luftën e Vietnamit, në Kinë ai vlerësohej shumë për kontributin e tij unik në ndihmën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis vendit dhe SHBA-së.
Ai e kishte vizituar Kinën më shumë se 100 herë dhe udhëtimi i tij më i fundit ishte në korrik të këtij viti, ku u mirëprit nga presidenti Xi Jinping.
Edhe sot e kësaj dite, kinezët e mësojnë emrin e tij në klasat e historisë dhe e shohin atë si një "mik të vjetër" për ta.
Dhe kur lajmi për vdekjen e tij në moshën 100-vjeçare u publikua, ai shkaktoi menjëherë reagime masive në mesin e kinezëve.
Media shtetërore China News e përshkroi atë si dikë që kishte "një vizion të mprehtë dhe mund të shikonte çështjet e botës".
Transmetuesi shtetëror CCTV e quajti atë një "fosil të gjallë" që dëshmoi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.
"Ju jeni përgjithmonë një mik i popullit kinez, pushoni në paqe", thuhet në një koment të pëlqyer në platformën e mediave sociale të vendit Weibo.
“Ai ishte dëshmitar i dekadave ulje-ngritje. Çfarë do të mendonte ai për marrëdhëniet aktuale Kinë-SHBA?” tha një përdorues tjetër.
Lajmi kryesor:
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, vdes në moshën 100-vjeçare! Njeriu që formësoi politikën e SHBA
SI.E./ReportTv.al