TIRANË- Zjarri i qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë, ka sjellë edhe një përplasje në distancë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish- presidentit Bujar Nishani, gruaja e të cilit është një nga bashkëpronaret. Ndonëse nuk e përmendi në asnjë moment me emër dhe mbiemër, por e identifikoi si "ish- presidenti që qau për Lodrat te Liqeni", Veliaj la të nënkuptuar se pas zjarrit të qëllimshëm mesnatën e djeshme, qëndronin politikanë, që donin që te Sarajet të ndërtoheshin kulla dhe jo muze, por Nishani e ka mohuar kategorikisht. Në një shkrim të gjatë, Nishani ka zgjedhur që t'i përgjigjet ashpër, ku nuk ka nguruar që t'i përmendë kryebashkiakut nënën dhe gruan, në një gjuhë aspak të hijshme për një qytetar, e aq më tepër për një ish-president. Teksa e identifikon Veliaj "si rrugaçi pa shkollë", ai thotë se e gjitha kjo po bëhet nga vetë Bashkia dhe Qeveria, me qëllim që të marrin këtë hapësirë për të ndërtuar kulla, pas Teatrit të Ri që pritet të ndërtohet.
Ai thotë se akuza e bërë në drejtim të pronarëve të kësaj toke se fshihen pas zjarrvënies, është një akt kriminal, që buron nga një "guxim i madh mungesa e moralit dhe dinjitetit", duke i përmendur nënën dhe gruan.
"Ajo që tentoi rrugaçi i pashkollë i bashkisë ishte asocimi i emrit tim me atë të bashkëpronarit tek “Sarajet” duke aluduar për përfshirjen në organizimin e atij akti kriminal të zjarrvënies. Më së pari, unë kurrë as kam qenë e as jam bashkëpronar në atë pronë. Po, babai i bashkëshortes sime është njëri prej 27 (njëzeteshtatë) pronarët trashëgimtarë të saj prone. Akuza dhe tentativa për ta lidhur aktin kriminal të zjarrvënies me pronarët e ligjshëm është po aq kriminal sa dhe vetë zjarrvënia. (...)Rrugaçi i pashkollë gjen kurajon, përgojon e akuzon familjarët, bashkëshorten, e gjithkujt me “guxim” të madh. Guxim që buron nga mungesa e moralit dhe dinjitetit që kanë parë tek nëna ku janë rritur dhe tek gruaja ku janë futur", tha Nishani.
Për të hedhur poshtë akuzën e bërë nga kryebashkiaku se pas zjarrin fshihen disa bashkëpronarë, mes tyre edhe gruaja e tij, Nishani shkruan edhe nëse një gjë e tillë do u kishte shkuar ndërmend atyre, kjo nuk mund të bëhej kurresi pa bashkëpunimin me Erion Veliajn dhe Edi Ramën dhe për këtë jep argumentet e tij. Kur Veliaj e akuzoi se Nishani ka lobuar te ai për të ndërtuar kulla pikërisht në hapësirën e Sarajeve, Nishani i përgjigjet me një tjetër akuzë. Për ish-presidentin është ish-kryebashkiaku ai që ka shantazhuar pronarët e "Sarajeve" prej gati 2 vitesh “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”.
"Logjika dhe fakti është fare i thjeshtë.Nëse pronarët e “Sarajeve” do të ishin përfshirë në atë akt kriminal, atë mund ta bënin vetëm në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Erion Velinë ! Kjo sepse përfitimi prej djegies ishte vetëm nëse ndërtohej një kullë mbi atë truall. Por që të bëhej i mundur ai ndërtim duhej së pari që objekti të hiqej nga lista si “Monument Kulture”. Ky akt bëhet përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave !Pra vetëm me firmën e Edi Ramës ! Më pas duhet që KKT (Këshilli Kombëtar i Territorit) i cili drejtohet nga Kryeministri, të vendosë ngritjen e kullave aty, si qendër e Tiranës. Gjithkush e mban mend se kur KKT miratoi kullat pas Teatrit Kombëtar, truallin e “Sarajeve” e la të paprekshme. (Këtu në fakt fle hajduti, jo lepuri). Pra duhet edhe një firmë tjetër nga Edi Rama. Më pas duhej leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës, pra firma tjetër nga Erion Veliaj. Si mundet që pronarët të digjnin një pronë të tyren aq të vlefshme nëse Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk firmosnin ato vendime të përmendura më lart !
Ajo pronë nëse nuk zhvillohet në një mënyrë tjetër, vlerën pasurore të saj e ka pikërisht tek godina e jo trualli. Që pronarët të ndërrmernin një hap të tillë (të djegies) pa patur mundësinë të ndërtonin, duhej të ishin edhe të çmendur përveçse kriminelë ! Ndërkohë që rrugaçi i pashkollë në krye të bashkisë ka pothuajse dy vite që shantazhon pronarët nga studiot televizive të Tiranës se “do të bëj shtetëzimin e asaj prone për llogari të bashkisë së tij”. E fundit, por fakti më delegjitimues i ligësisë së gagarelit qëndron tek legjislacioni i shtetit tonë. Ai përcakton se çdo objekt monument kulture i kategorisë së parë siç është “Sarajet”, në çdo rast (djegie, përmbytje apo rrënimi) duhet ringritur nga poseduesit siç ka qenë para rrënimit, përndryshe ta merr shteti sipas nenit 120, pika 2/a të Ligjit për trashëgiminë kulturore. Ky është dhe synimi i zjarrvënësve, qartazi ! Pronarët e atij objekti e njohin mirë legjislacionin e shtetit të tyre, jo si rrugaçi i pashkollë që e kanë vënë në krye të Tiranës !
Kusarët në krye të qeverisë dhe bashkisë e duan atë objekt nën administrim prej tyre. Kjo pikërisht në shërbim të vendimit skandaloz të marrë më parë për kullat pas Teatrit Kombëtar. “Sarajet” ju duhet për të grabitur territorin privat pas asaj ndërtese (të cilin sot nuk e shfrytëzojnë dot për shkak të pronarëve) si dhe justifikuar koeficientin e lirë përreth kullave të planifikuara nga Edi Rama që presin firmën e Erion Velisë ! Kjo është kusari ! Ndaj duhej shembulli i Rejshtagut për të grabitur pronën e qytetarëve prej talebanëve të palarë në qeveri e bashki ! Unë shpresoj që institucionet ligjzbatuese të këtij vendi do ta zbardhin ngjarjen e djeshme kriminale mbi “Sarajet”, por në këtë rast do ti sugjeroja SPAK të hetonte nëse në Bashkinë e Tiranës ka ndonjë projekt që prej vitesh merr para nga organizma ndërkombëtarë për gjoja mirëbajtjen e atij objekti, ndërkohë ai është pronë private e asnjë investim publik nuk ka patur. Nëse kjo rezulton e vërtetë atëhere kemi një aferë e madhe korrupsioni me taksat e shqiptarëve", shkruan ndër të tjera Nishani.
Sarajet e Toptanëve u përfshinë mbrëmjen e djeshme, pak para mesnate nga flakët. Zjarri ishte i qëllimshëm dhe kanë filmuar autorin i cili po vraponte pak pasi ndezi 2 vatra zjarri në pjesën e pasme të Sarajeve. Kryebashkiaku Erion Veliaj në intervistën për Report Tv hodhi akuza në drejtim të bashkëpronarëve, mes tyre edhe gruaja e ish-presidentit Bujar Nishani, Odeta Nishani se e kanë bërë me qëllim që të ndalojnë fazën e shpronësimit që ishte në fazën e saj përfundimtare. Pas zjarrit, për të parandaluar që ky skenar të përsëritet, Sarajet e Toptanëve, monument kulture, do të ruhet nga policia.
Kapterr Nishani a te pjerdh gruaja jote ty?
PërgjigjuO Jar kapterri si ti e si Lali eri jeni njësoi. Të gjith bashkë jeni fekale që ktë popull e keni bo me fol me vete o Jari Rrot Karri. Kurse Lali fiku punon po dhe vjedhjen se haron se fikun e kujton se sa i omël ka qen kurse tani fiqt i vin në Bashki. O të mjerët Shqiptar çfar po ju shef bytha me të till politikan që dhe mutin ta han kur është qyl.
Përgjigju