Veliaj falënderon zjarrfikësit e Tiranës: Bënë punë të shkëlqyer me luftën kundër zjarrit në pallat

15 Shtator 2023, 18:21| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 18:50

  • Share

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak falenderoi zjarrfikësit e Tiranës për punën që bënë për shuarjen e  zjarrit që përfshiu pallatin në rrugën “Sali Butka”. Por, këshilltarëve të djathtë, të cilët i ndërprenë fjalën, Veliaj u kujtoi Gërdecin, kur tha: “E di që edhe për zjarrin ju djeg, se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. E keni shumë të vështirë, pasi hodhët në erë 26 njerëz”.

 “Kam një falënderim për të gjithë kolegët, të cilët dje u përfshinë në një betejë të jashtëzakonshme, në luftën kundër zjarrit. Një zjarr i hapur aksidentalisht. E di që edhe për zjarrin ju djeg se pas Gërdecit e keni shumë të vështirë të flisni për zjarrfikësit. Pasi hodhët në erë 26 njerëz e keni shumë të vështirë. Kur bie muhabeti te ish Sigurimi i Shtetit dhe te zjarri, te Gërdeci dhe te fuksi ju shqetësoheni, por për ne që jemi njerëz normal, që jetojmë me njerëz normal dhe që bëjmë jetë normale, dua të falënderoj gjithë zjarrfikësit dhe ata që erdhën të na ndihmojnë nga Vora dhe nga Kamza. Kanë bërë një punë të lavdërueshme dhe të jashtëzakonshme dje. Dua të falënderoj të gjithë ata që u morën me hetimin në ditën e sotme. Ashtu siç kuptuam, shkaku ishte një kondicioner dhe mënyra se ishte lidhur gabimisht dhe ishte futur në atë fasadë. Megjithatë, njoftimin zyrtar do ta bëjnë zjarrfikësit dhe Policia e Tiranës, por për të gjithë ata djem dhe për ata që u shtruan në spital kam vetëm mirënjohje dhe vetëm respekt se vetëm njerëzit e punës e çojnë Tiranën përpara”, tha Veliaj.


Lajmi kryesor:

Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?