Keshilli i ministrave

Politikë

Veliaj kundërshton shkarkimin, qeveria nuk priti afatin e ankimimit! Pas mbledhjes më 25 shtator, njoftoi KQZ-në për vendimin 

29 Shtator, 13:26| Përditesimi: 29 Shtator, 14:10

  • Share

1758778516_keshilliiministrave.jpg

Qeveria ka njoftuar KQZ-në për vendimin e 25 shtatorit për të shkarkuar Erion Veliajn nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës. Shkresa i është depozituar KQZ-së më datë 25 shtator, ditë kur edhe u vendos shkarkimi, por bëhet publike sot vetëm pak orë pasi Veliaj ka ankimuar vendimin për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese.

“Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25.09.2025, ju bëjmë me dije se është miratuar vendimi nr. 539, datë 25.9.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z.Erion Veliaj”, thuhet në shkresë.

Në fakt, ky është një akt thjesht formal, pasi zyrtarisht, në raste të tilla njoftohet presidenti i cili shpall dhe datën e zgjedhjeve. Por nga zyra e kreut të shtetit deklarojnë se deri më tani nuk ka asnjë shkresë nga Qeveria.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

 


Lajmi kryesor:

Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin: I paligjshëm! Bllokohen zgjedhjet e parakohshme në Tiranë! Relatorja caktohet me shpejtësi


Xh.D/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?