Foto e ndarë nga Veliaj nga rikonstruksioni i shkollës ‘Edith Durham’

Politikë

Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit

18 Shkurt, 20:16| Përditesimi: 18 Shkurt, 20:55

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vijon ta quajë arrestimin e tij një burgosje pa gjyq. Në reagimin e radhës në Facebook, Veliaj ka ndarë disa foto nga puna për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare në Tiranë, ‘Edith Durham’, ndërsa krahas tyre shkruan se e burgosën për ta mbajtur larg punëve të qytetit.

Por përpos kësaj, Veliaj shkruan se i gëzohet faktit që puna për përfundimin e kësaj shkolle po vijon me ritme shpejta, në mënyrë që nxënësit ta kenë gati në nisjen e vitit të ri shkollor në shtator.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!

Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. Forca”, shkruan Veliaj.

Në një tjetër reagim po ditën e sotme, kryebashkiaku Veliaj u ndal në detaje nga dosja hetimore e SPAK, që sipas tij tregojnë se është burgosur pa asnjë provë. Sipas Veliajt, prokurori Ols Dado, e ka bërë pronar të vilës në Qerret, që ai thotë se është e prindërve të Ajolës, pasi telefoni i tij ka lëshuar 87 herë sinjal në zonën e Kavajës, gjatë muajve prill – maj 2023.

Duke e quajtur qesharake këtë akuzë dhe të qëllimtë për ta mbyllur në burg nga një prokuror i korruptuar siç ai thekson, Veliaj sqaron se gjatë 2023-shit ai ka drejtuar fushatën e PS në Rrogozhinë dhe Kavajë si drejtues politik, dhe në 2024-ën në po këto bashki, ka drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

Veliaj po mbahet në qeli në paraburgimin e Durrësit, ndësa u arrestua më 10 shkurt nën akuzë për korrupsion e pastrim parash.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • SPAKU: 19/02/2025 00:41

    POSI PO TE MBAJME LARG NEVE TY SE JR BURRE I MIRE SHUME TI..PTU.TE VJEFSHA RRACEN....PIS NJERI..HAJDUT I QELBUR.....

    Përgjigju
  • Socialisti: 19/02/2025 00:39

    PO IK O HAJDUT.... SI FILLIM MOS BËJ SULM MBI PROKUROR E GJYKATS, SEPSE VETËM PREJ SULMEVE DUKESH QË JE FAJTOR, DHE SKE MBAJT AS NJË PREMTIM NGA ATO QË DHËNË PARA SOCIALSTËVE DHE QYTETARVE TË TIRANËS....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?