Foto e Veliajt nga fushata në Kavajë në 2023

Politikë

"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!

18 Shkurt, 14:28| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:14

  • Share

TIRANE- Në një reagim të radhës nga paraburgimi i Durrësit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nxjerr të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK, që sipas tij tregojnë se është burgosur pa asnjë provë.

Sipas Veliajt, prokurori Ols Dado, e ka bërë pronar të vilës në Qerret, që ai thotë se është e prindërve të Ajolës, pasi telefoni i tij ka lëshuar 87 herë sinjal në zonën e Kavajës, gjatë muajve prill – maj 2023.

Duke e quajtur qesharake këtë akuzë dhe të qëllimtë për ta mbyllur në burg nga një prokuror i korruptuar siç ai thekson, Veliaj sqaron se gjatë 2023-shit ai ka drejtuar fushatën e PS në Rrogozhinë dhe Kavajë si drejtues politik, dhe në 2024-ën në po këto bashki, ka drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

“Telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij”, ironizon Veliaj.

Veliaj publikon edhe foto-album nga fushata në zonën e Kavajës, për të treguar se ka qenë atje për fushatë, dhe jo në vilën që SPAK e akuzon se është e tija.

Reagimi i Veliajt

Uroj të jeni mirë! Unë për vete po lexoj romanin e gjatë të Ols Violinës se, siç e dini, jam i burgosur, por jo i pandehur, kështu që, skuthi më ka hetuar fiks si dikur hetuesit e Enverit me syrin te vrima e çelësit dhe pastaj më ka ngritur akuzë në thertoren e Erjon Kasapit, për gjëra që po i mësoj në burg.

Që të keni një ide për besueshmërinë e materialeve të llaçit që ka gatuar prokurori ndërtues, në konflikt të hapur interesi, po ju jap një detaj komik nga leximet e mia.

Siç ju thashë, Ols Violina më bëri mua pronar të shtëpisë së prindërve të Ajolës në Golem, meqë gjeti lodrat e djalit tim çilimi në shtëpinë e gjyshes.

Por, hetimi i Violinës qenka edhe më i thellë në shejtanhajvanllëkun e tij, sepse në luftën e paepur kundër korrupsionit, ky dyfytyrësh që ditën heton dhe natën ndërton, më paska kapur me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, i cili rezulton të ketë lëshuar sinjal 87 herë në zonën Kavajë, Lekaj, Golem, Harizaj, Mali i Robit, Gosë, Synej, gjatë muajve prill-maj 2023.

Këtë idiotësi e paska ruajtur si as nën mëngë, se nuk më pyeti kur më kishte përballë e më pyeste për fustanët e gruas, por po të më pyeste do ia kishte kursyer vetes dhe Spakut një turp të tillë.

Gjatë vitit 2023, unë kam drejtuar fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste në Rrogozhinë e Kavajë, (madje, dy herë në Rrogozhinë), në cilësinë e Drejtuesit Politik të Qarkut të Tiranës; dhe në vitin 2024, në po këto bashki, kam drejtuar fushatën e anëtarësimeve të reja në PS.

Mjafton të shihni këtë foto-album nga fushata, për të kuptuar se me çfarë provash të leshit të humbur të kokës së tij më ka mbyllur mua në burg ky muzikant i dështuar, ndërtues i padeklaruar dhe prokuror i korruptuar.

Po telefoni im ka lëshuar sinjal në atë kohë edhe te Kisha Katolike në rrugën e Kavajës, kur kam vajtur për të inspektuar punimet me Patër Zefin, por si duket, meqë Kisha është përballë pallatit të prokurorit tim ndërtues, do jetë trembur nga afrimiteti i krimit tim me ndërtimin e tij.

Kështu është kur të bëjnë prokuror shoqet dhe të marrin në Spak shokët - pa kriter e pa procedurë, e kështu, një miks mes injorancës e arrogancës bëhesh vrasës i gatshëm dinjitetesh njerëzore.

Më falni ta mbyll me një përshëndetje vëllazërore të gjithë stafit të Bashkisë së Tiranës.

Përqafime dhe shumë dashuri të gjithëve ju!

Erion Veliaj i cilu u arrestua në zyrën e Bashkisë së Tiranës më 10 shkurt 2025 akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa akuzohet për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.  

Veliaj po hetohet nën ,masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje. 

S.G/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 22/02/2025 21:00

    Prokurori Ols Dado,me duket se eshte kokrra e gomarit.Akuzat e tij jane pa asnje vlere.Ne mes Veliajt dhe Olsit ka inate personale.Akuzat e deritanishme jane qesharake e te pakuptimta.Nuk ka pushtetar apo ish pushtetar qe nuk ka abuzue me detyren,por akuzat per Veliajn jane qesharake,dashakeqe dhe politike.A duhet dikush,vecanerisht Dumani apo gjykatat errore,qe t'i japin fund ketij scandali.

    Përgjigju
  • Iris: 19/02/2025 05:14

    /Ping-u/qe japin celularet jane specifike,jo vetem qe te nxjerrin qe ke qene ne Kavaje,por tamam ne Qerret e ndoshta dhe ne rruge e lagje te tij.Me mire provo te verteten me tapine e shtepise.

    Përgjigju
  • @Ylli: 18/02/2025 19:20

    O Yll i shuar dhe mua as mē rihet se ça ka bēr Olisi Dado po ti ke thēn qē ēshtē djal flori e un ta dhash pērgjigjen se e kam pas komshi Dadon tat e mua smē rihet pēr tē se kam biznesin tim e smē bie nē mēnd pēr njeri se jetoi i qet me djersēn time. Por kam njē pytje o Ylli polar po doli i pafajshēm Erjoni çfar do thuash jam shum kurjoz o Yll gjykatsi. Falemnderit pēr mirkuptimin

    Përgjigju
    • Armend: 19/02/2025 10:54

      Nuk ke si te dalesh i pafajshem kur brenda nje periudhe te shkurtwr ke dhene aq leje ndertimi sa i ke q.r tirones,ke nxjerr banoret ne qiell te hapur ,mban ne dhoma sekrete 500she euro si me qene cosanostra etj!

  • Kasem Trebeshina: 18/02/2025 18:17

    O Ylli aq flori ēshtē Dado sa gruaja e ndau se e kapi me motrēn e vet a mundet njē djal flori tē shkoi nē krevat me kunatēn ? Apo tipa si ty e si Dado se kan Problem ça i del para motra nona motra se keni Problem o Yll tyta

    Përgjigju
    • @Kasem Trebeshina: 18/02/2025 18:37

      @Kasem. I paske mbajt bishtukun prokurorit dhe po i bèn biografinè e seksualitetit. Nè fakt, nuk mè rruhet shumè jeta private e tè tjerève sepse boll kam timen. Kètu, flitet pèr njè aktakuzè ndaj Veliajt,,pèr pastrim parashè dhe korrupsion. Nè fund, do vendosè gjykata pèr gjithçka. Se me kè flen Kasemi nè darkè,,,le tè jetè problemi i Kasemit.

  • ylli: 18/02/2025 14:40

    DUKE FOLUR PERDITE BROCKULLA,,,PO NA TREGON ME SE MIRI WE JE HAJSUT,,,LEGEN,,PALACO,,,KURSE PROKYURORI DADO NJE DJALE FLORI....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?