Veliaj në krye të PS së Tiranës, Gjiknuri: Zgjidhja më e mirë në funksion të objektiva politik

1 Korrik 2022, 19:52| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 20:00

  • Share

1656694794_Screenshot1.jpg

Kryesia e PS vendosi që Erion Veliaj të jetë sërish në krye të drejtimit të PS të Tiranës për katër vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri argumentoi se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politik që kjo forcë ka. “Ju e dini që PS e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është moment I duhur që z. Veliaj si kryetar i PS së Tiranës të bëjë dhe dejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion dhe njëkohësisht ai është I pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi I punës I drejtuar nga z. Klosi. Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona gjithmonë në funksion të objektiva politik, aq më tepër që kryetari I Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Gjiknuri.


Lajmi kryesor:

PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj konfirmohet sërish në krye të Tiranës! Ja kush janë të përzgjedhurit në të gjithë vendin! Në 3 bashki përsëritet gara


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?