PS zgjedh drejtuesit lokalë, Veliaj konfirmohet sërish në krye të Tiranës! Ja kush janë të përzgjedhurit në të gjithë vendin! Në 3 bashki përsëritet gara

1 Korrik 2022, 15:48| Përditesimi: 1 Korrik 2022, 20:25

  • Share

TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste, pas një mbledhje që zgjati gati dy orë, ka zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë, të 58 degëve të PS-së në të gjithë vendin, ndërsa në 3 degë, konkretisht në bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë, procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet. Sipas Sekretarit Organizativ të Partisë Socialiste, Blendi Klosit, i cili bëri publike edhe emrat e rinj, zgjedhjet do të përsëriten sërish këtë muaj, pasi nuk u gjet një kandidaturë e përshtatshme. 

Kryesia e PS-së ka rikonfirmuar sërish në krye të PS, Tiranë, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin edhe 4 vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri argumentoi se zgjedhja e Veliajt është në funksion të objektivave politike që kjo forcë ka.

Në total në garë për kryetarë morën pjesë 561 kandidatë, ndërsa 34% e kandidaturave ishin të rinj të moshës nën 35 vjeç. Sipas Gjiknurit, 28 degë do të drejtohen nga gratë apo vajzat, ndërsa një pjesë e tyre do të bashkëdrejtojnë, një risi kjo që PS po e aplikon në drejtimin e bashkive. Pas zgjedhjes së kryetarëve të degëve, hapi i dytë i punës do të përqendrohet te zgjedhja e sekretariatëve ekzekutiv.

Kryetarët e rinj të PS-së në 58 degë (Në degët Has, Roskovec dhe Himarë do përsëritet procesi)

EMRAT
Qarku Shkodër
Shkodër- Ilmi Lakti, Miral Petani
Malësi e Madhe- Lulzim Zaraj
Vau i Dejës- Kristjan Shkreli
Pukë- Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri
Fushë Arrëz Ervin Doda
Qarku Kukës
Kukës- Anila Sokoli, Besmir Lamallari
Has- Do të ripërsëritet procesi
Tropojë- Egzon Bashkurtaj
Qarku Dibër
Dibër-Alma Selami, Danjel Gjura
Bulqizë- Albion Gjini, Festime Mjeshtri
Klos- Armando Gjini
Mat- Hasan Pasha dhe Lindita Barci
Qarku Durrës
Durrës- Luan Zaza
Krujë- Redon Roshi
Shijak- Fatmir Koci
Qarku Tiranë
Tiranë- Erion Veliaj
Kamëz- Rebeka Sulejmani
Vorë-Endrisa Haxhiu
Kavajë- Marinela Aliaj dhe Shpend Barameta
Rrogozhinë- Lufti Kashari
Qarku Elbasan
Elbasan- Ardit Demiri dhe Ermira Urupi
Belsh- Mariglen Bali
Cerrik- Tomor Zaimaj
Peqin-Bukurosh Maci
Gramsh-Enis Zani
Librazhd- Fatbardha Qatja
Prrenjas- Haxhi Collaku
Qarku Berat
Berat- Valbona Zylyftari
Dimal- Adelina Vangjeli dhe Albana Kora
Kuçovë- Gentjan Qafoku, Renata Baçi
Polican- Erjon Zylyftari, Sara Satka
Skrapar- Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova
Qarku Korçë
Pogradec- Erion Thëngjilli
Maliq- Orlind Demollari, Rudina Brego
Korçë- Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi
Devoll- Genti Lakollari dhe Zerina Sinani
Pustec- Katerina Ago, Sandri Nikolla
Kolonjë- Eraldo Xhelili
Qarku Gjirokastër
Gjirokastër- Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa
Dropulli- Kristo Vorsane
Libohovë- Dhurata Demiri, Jani Memo
Përmet- Ervin Tuçi
Këlcyrë- Hodjan Selmani
Memaliaj- Edmonda Harizi
Tepelenë- Dino Selimi, Kleona Bahja
Qarku Vlorë
Vlorë- Admir Malaj
Selenicë- Nertil Bellaj
Himarë- Rispërsëritje të procesit
Delvinë- Izet Sinaj
Finiq- Thoma Kallojeri
Sarandë- Elron Gjoni
Konispol- Kristo Mallanezo
Qarku Lezhë
Lezhë- Florian Gjini
Kurbin- Bernard Pale
Mirditë- Marjana Prenga, Reunar Kolaj
Qarku Fier
Fier- Adela Hysenaj, Ramion Kurti
Lushnje- Merjeme Dervishi, Erges Krakulli
Divjakë- Agim Maka
Patos- Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj
Roskovec- Ripërsëritje të procesit
Mallakastër- Zamir Malasi

Ora 19:52
Veliaj në krye të PS së Tiranës, Gjiknuri: Zgjidhja më e mirë në funksion të objektiva politik

1656694794_Screenshot1.jpg

Kryesia e PS vendosi që Erion Veliaj të jetë sërish në krye të drejtimit të PS të Tiranës për katër vitet e ardhshme. Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri argumentoi se kjo zgjedhje është në funksion të objektivave politik që kjo forcë ka. “Ju e dini që PS e Tiranës gjithmonë ka pasur një rregullim të posaçëm. Kryesia e partisë kështu e ka gjykuar dhe mendojnë se është moment I duhur që z. Veliaj si kryetar i PS së Tiranës të bëjë dhe dejtuesin politik dhe është më e natyrshme në rolin e tij për ta kryer këtë funksion dhe njëkohësisht ai është I pari që e ka filluar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të partive në njësitë vendore nëpërmjet një procesi të ngjashëm si ajo që organizoi grupi I punës I drejtuar nga z. Klosi. Kështu që mendoj se kjo është një zgjedhje e jona gjithmonë në funksion të objektiva politik, aq më tepër që kryetari I Bashkisë së Tiranës për peshën që ka dhe rregullimin e posaçëm që e ka pasur Tirana në traditë, kryesia e partisë ka menduar që kjo është zgjidhja më e mirë”, deklaroi Gjiknuri.

Ora 19:10
Në 3 bashki do të përsëriten zgjedhjet për kryetar, Klosi: Nuk u gjetën kandidatë të përshtatshëm

 

Në bashkisë Has, Himarë dhe Roskovec, zgjedhjet për kryetar të PS-së do të përsëriten sërish. Sipas Blendi Klosit nuk u gjetën kandidatët që të përmbushnin kriteret.

‘Në bashkisë që unë përmenda në dy prej tyre u regjistrua procesi i dëgjesës publike, por cilësia e kandidatëve dhe ajo që përfaqësonin nuk i përmbushnin kushtet për të marrë një vendim të fundit në kryesi. Në korrik do të hapet sërish procesi për të zgjedhur kandidatët e rinj,. Kishte pjesëmarrja por nuk kishte kualitetin e nevojshëm.’- tha Klosi

Ora 19:01
Erion Veliaj sërish në drejtimin e PS-së së Tiranë! LISTA me krerët e rinj të degëve të PS-së në të gjithë vendin

1656530075_erionveliaj.jpg

Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi ka prezantuar emrat e drejtuesve të rinj të PS-së në 61 degë të bashkive të vendit, të cilët do të jenë kryetar të PS. Erion Veliaj do të jetë kryetar i PS-së për Tiranën. Ndërkohë Shkodra do të drejtohet nga dy kryetarë, nga Ilmi Lakti dhe Mirela Petani. Në bashkinë e Durrësit, kryetar i PS-së do të jetë, Luan Zeza.

Ora 18:55
Zgjedhjet në degët e PS, Gjiknuri: Në 28 degë do jenë drejtuese ose bashkëdrejtuese gra

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Ai u shpreh se interesi për të kandiduar ka qenë shumë i lartë dhe kjo tregohet qartë, pasi kanë kandiduar 516 persona. Gjiknuri tha se një risi është që në 28 degë të PS do drejtohen ose bashkëdrejtohen nga gratë.

“Zhvilluam proces 30 ditor me dëgjesa me të gjithë anëtarët e asamblesë, u ndoq nga një grup i caktuar nga PS. Pati interes të madh nga anëtarët e PS për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat që janë 561 kandidatë. Nga procesi, një risi në 28 degë do drejtohet nga gra dhe vajza. Apo gratë dhe vajzat janë pjesë e bashkëdrejtimit, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkive”, tha Gjiknuri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Llazi: 05/07/2022 14:53

    E vetmja parti qe lulezoi gjelberimin ne te gjithe vendin Rrofte PS Rrofte ER Poshte armiqte e popullit

    Përgjigju
  • Arti: 02/07/2022 10:02

    Per cfar jane te mire se grabisin pronat dhe bizneset dhe ne vend te tyre bejne pallate mos kane ndertuar ndonje fabrike apo uzine qe te punesojne njerezit apo qe skemi bujqesi fare. Kur shkoj jashte shtetit shikoj ferma te medhaja moderne ka fabrika e uzina ku punojne me mijra njerez.Keta politikanet mos vijne nga hena dhe nuk dine si jeton populli ketu .PTiranen po ta shikosh me dron sic e shikoj une duket si nje rrumpalle ku majat e gradacelave jetojne bashke me germadhat e lagjeve te shkateruara nga bashkia e tiranes me grupin e ISISIT terrorist IMT.dhe ju vazhdoni e thoni jemi me te miret .Ky eshte krim qe i behet ketij vendi.

    Përgjigju
  • ela: 02/07/2022 07:32

    tallen me sali berishen, kur ktu vjen me emerim e atje vjen me zgjedhje drejtuesi. ky sistem, qe te vendosi edi rama ate qe i do atij menderja eshte tejet skandaloz, dhe nuk kuptoj se si e pranojne socialistet pasi ata e kan pasur partine dikur keshtjelle demokracie.

    Përgjigju
  • Sali: 02/07/2022 06:35

    Vetem komente pozitive bravo sufllaqia ka bere punen e saj

    Përgjigju
  • [email protected]: 01/07/2022 23:43

    Me vjen vertet keq.., Keq per te gjithe ata qe mendojne se ky format funksionoi. Ne Gjirokaster te pakten Jo. Edhe kete here kryetarit te partise Ju be pazari si ne treg te gomereve ne ate kohe.., me nje ndyshim te vogel.., se kete here pazarin nuk e beri vetem drejtuesi/sja politik/e e qarkut, por u asistua edhe nga nje komision [email protected]. Perballe gjerave fallco Une them vetem kaq.., HESHT..,

    Përgjigju
  • elo: 01/07/2022 19:39

    e vetmja parti qe risolli nje ndryshim ne vendin tone

    Përgjigju
  • Moni: 01/07/2022 19:37

    mendoj shume qe keto zgjedhje jane te duhurat,dhe bravo qe cdo gje ka qene transparente

    Përgjigju
  • Sibora: 01/07/2022 19:14

    Jam e sigurt qe jane kandidatet e duhur per zhvillimin e shqiperise me vjen mire qe i kushtuat vemendjen e merituar.

    Përgjigju
  • Tani: 01/07/2022 19:13

    Kemi nje zgjedhje te qarte sic esht partia socialiste nje parti qe organizon proceset demokratike brenda saj dhe nje parti qe momentalisht nuk i dihet kryetari vota eshte e qarte

    Përgjigju
  • Hasan: 01/07/2022 19:13

    Ju vleresoj shume qe jane zgjedhur te duhurit per kryetaret e partise socialiste

    Përgjigju
  • Sonila: 01/07/2022 19:13

    ju jeni e vetmja parti qe i jepni mundesin shume qytetareve qe kane deshire te angazhohen ne politike.

    Përgjigju
  • Bekim: 01/07/2022 19:12

    Finalizimi i nje procesi qe ka ber te mundur zgjedhjen e atyre kantidateve qe vertet e meritojne

    Përgjigju
  • Ina: 01/07/2022 19:11

    Me gezoi shume fakti qe ka shume pjesemarrje te grave ne kete detyre te re qe iu dha

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2022 19:10

    Jeni e vetmja parti qe kerkoni te fusni ndryshim dhe fryme te re ne partine tuaj jo si pdja qe ringjall te vdekurit

    Përgjigju
  • Rea: 01/07/2022 19:09

    Me behet shume qejfi qe degjoj qe ka nje numer te madh te femrave qe jane fitimtare ne kete gare

    Përgjigju
  • olsi: 01/07/2022 19:07

    nje vemendje dhe vleresim per rolin ne gruas ne shoqeri ! i urojme suksese te gjithe kandidateve dhe le te jete nje rrugetim i mbare !

    Përgjigju
  • Mario: 01/07/2022 18:43

    Me vjen mire qe qeveria i kushtoi nje vemendje te duhur kanditateve per zhvillimin e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Romario: 01/07/2022 18:43

    Gjithe procesi e kesaj kantitature ka shkuar me sukses ne te gjitha qytetet. Suksese te gjithe kanditateve!

    Përgjigju
  • fatihu: 01/07/2022 18:19

    ishte nje organizim teper i denje gjitheperfshires dhe nje hapesire e cila i dha partise socialiste nje fryme te re plot energji

    Përgjigju
  • Ana: 01/07/2022 18:07

    Fitofte me i miri. Keni zgjedhur nje menyre permes te ciles cdo gje eshte transparente dhe e drejte. Bravo

    Përgjigju
  • Ada: 01/07/2022 17:50

    Nje revolucion demokratik ne prtine ne te madhe te te gjithe shqiptareve bravo zoti rama e keni reformuar ps

    Përgjigju
  • Albana: 01/07/2022 17:49

    Zgjedhje gjithperfshirese persa i perket gjinise si dhe moshes se pjesemerrjes bravo partia me e madhe e gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • elira: 01/07/2022 17:48

    Me kete menyre zgjedhjesh qe po beni po fitoni besimin e shume qytetareve sepse po tregoheni transparente me cdo njeri.

    Përgjigju
  • Mira: 01/07/2022 17:42

    Aman Vloren kryeminister!Larg kryetare te PS te ngjajshem me Anduelin apo Vilma Bellon apo importe te marra nga Koço Kokedhima qe synojne zhvatjen

    Përgjigju
  • Roza: 01/07/2022 17:40

    Parti Socialiste ka bere nje ndryshim shume te madh qe po perfshi femra ne rrugen e politikes dhe po kembengul qe te edukoje popullin me barazi gjinore.

    Përgjigju
  • Suela: 01/07/2022 17:37

    Shpresoj te behet zgjedhja e duhur fitofte me i miri

    Përgjigju
  • Dhimiter: 01/07/2022 17:36

    Uroj qe te fitoje kandidati me i denje keto zgjedhje dhe suksese gjithesecilit prej tyre

    Përgjigju
  • aldi: 01/07/2022 17:36

    Partis socialiste gjithmone ka bere zgjedhjen e duhur kemi shume bedim te ju

    Përgjigju
  • Artan: 01/07/2022 17:35

    Ju lumte per transparencen e perdorur ne keto zgjedhje. Jeni partia me e drejte e Shqiperise ne cdo gje qe beni

    Përgjigju
  • sea: 01/07/2022 17:28

    me behet qejfi qe kane kandituar gra dhe vajza te reja ,fitofte me i miri

    Përgjigju
  • Petrit: 01/07/2022 17:27

    Partia socialiste mendon gjithmone per te miren e shqiptareve

    Përgjigju
  • Igli: 01/07/2022 17:26

    Shume gje e mire qe ka dhe pjesemarrje te grave

    Përgjigju
  • Moni: 01/07/2022 17:26

    urojme te behen zgjedhjet e duhura.fitofte me i miri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?