Politikë

Veliaj në qeli, Rama nga Asambleja e PS: Na duhet të adresojmë emergjencën në drejtimin e Tiranës

11 Shtator, 10:56| Përditesimi: 11 Shtator, 11:10

  • Share

 

Teksa kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ndodhet në paraburgim, Kryeministri Edi Rama ka thënë se sot në Asamblenë e PS do të adresohet problemi për drejtimin e kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Rama tha se kjo çështje “nuk mban më” dhe duhet të marrë zgjidhje.

“Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit dhe votëbesimin e qeverisë së re. Do na duhet të adresojmë këtu edhe emergjencën e krijuar në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, ama duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj e ndajmë të gjithë së bashku.. nuk kemi pasur dhe nuk do kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësinë me reformën në drejtësi dhe mbi të gjitha me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor”, tha Kryeministri Edi Rama.

Një ditë më parë, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim ndaj Erjon Veliaj, të cilin e akuzonte për 13 vepra penale, prej të cilave 9 raste korrupsioni.

Kujtojmë se Bashkia e Tiranës po drejtohet nga kryetarja e komanduar, Anuela Ristani.


Lajmi kryesor:

Asamblejae PS/ Zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pritet shkarkimi i Veliajt, Rama: Manastirliu kandidate! Reformë administrative dhe territoriale


V.GJ /r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?